Demokratët e Durrësit votojnë për kreun e PD-së/ Gazetarja: Proces i qetë në të dy degët

17:42, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike e Shqipërisë po vijon procesin e referendumit për rikonfirmimin e Sali Berisha edhe në qytetin e Durrësit, ku sipas raportimit të gazetarit të Syri TV në lidhje direkte me Edvin Parruca, procesi i votimit është zhvilluar i qetë dhe me pjesëmarrje të lartë.

Në listat e votimit janë regjistruar rreth 2800 anëtarë demokratë, ndërsa votimi pritet të mbyllet në orën 18:00, për t’i hapur rrugë më pas procesit të numërimit.

Sipas raportimit, në degën numër 1 të Durrësit pjesëmarrja më e lartë është regjistruar pas orës 13:00, ndërsa në degën numër 2 fluksi më i madh i votuesve ka qenë që në orët e para të mëngjesit. Procesi është zhvilluar pa incidente në të dy degët, ku dega e parë përfshin qendrën e qytetit dhe lagjet përreth, ndërsa dega e dytë mbulon zonën e ish-Kënetës dhe fshatrat në rrethinat e Durrësit.

Raportimi në studio: 

Gazetarja: ...procesi i votimit pritet të përfundojë në orën 18:00. Në fakt gjatë gjithë procesit të votimit i cili ka filluar rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm... për kreun e Partisë Demokratike. Ndërkohë theksohet në fakt që në listat e votimit kanë qenë rreth 2800 anëtarë të Partisë Demokratike të cilët kanë shprehur të drejtën e tyre për të votuar. Ndërkohë pritet procesi i mbylljes së këtij votimi dhe pastaj të fillojë rinumërimi. Për degën e Durrësit, dega numër 1, procesi ka qenë i qetë dhe ka kryesuar kryesisht prezenca e lartë e demokratëve të cilët kanë votuar pas orës 13:00 të pasdites së sotme. Ndërkohë në degën numër 2 të Durrësit, dhe atje ka qenë prezenca e lartë e votuesve, kryesisht atje ka qenë mëngjesi i sotëm, pra rreth orës 8 ku ka filluar dhe procesi i votimit. Pritet që në orën 18:00 të mbyllet procesi i votimit dhe pastaj të fillojë procesi i numërimit.

Parruca: E qartë. Durrësi ka këto dy degë, të dyja degët funksionojnë në mënyrë të veçantë nga njëra-tjetra për sa i përket votimit edhe numërimit pastaj, apo jo?

Gazetarja: Në fakt janë dy degë të ndara, pra janë qendra e Durrësit me lagjet e saj dhe dega numër dy është zona e ish-Kënetës, pasi është e përfshirë dhe rrethinat, fshatrat e qytetit të Durrësit të cilët për shkak të distancës...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco