Referendumi në PD/ Gazetarja: Pjesëmarrje e lartë në qarkun e Gjirokastrës, proces i qetë në 7 bashkitë

17:32, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike e Shqipërisë po zhvillon referendumin për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të partisë edhe në qarkun e Gjirokastrës, ku procesi i votimit është shoqëruar me pjesëmarrje të lartë dhe pa incidente.

Sipas raportimit të gazetares së Syri TV nga Gjirokastra, votimi ka nisur prej orës 08:00 të mëngjesit në të shtatë bashkitë e qarkut dhe pritet të mbyllet rreth orës 18:00.

Procesi është zhvilluar normalisht në degët e PD-së në Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Libohovë dhe Dropull, ndërsa pjesëmarrja më e lartë është regjistruar kryesisht në Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj. Edhe në orët e fundit përpara mbylljes së votimit, anëtarët kanë vijuar të paraqiten pranë qendrave të votimit për të dhënë votën e tyre, ndërsa më pas pritet të nisë procesi i numërimit në secilën degë të partisë.

Raportimi në studio:

Parruca: ...si po shkon ky proces. Jemi përpara selisë së Partisë Demokratike. Ervina, përshëndetje.

Gazetarja: Përshëndetje. Atëherë ndodhemi sërish pranë selisë së Partisë Demokratike të degës së Gjirokastrës, ku po vijon ende procesi i votimit për liderin e Partisë Demokratike. Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, në shtatë bashkitë e qarkut të Gjirokastrës, procesi ka nisur që prej orës 8 të mëngjesit dhe pritet që të përfundojë rreth orës 18:00. Procesi ka qenë i qetë si në degën e Partisë Demokratike në Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Libohovë, Dropull dhe Gjirokastër. Nuk ka pasur problematika apo incidente të krijuara. Ka qenë një proces kryesisht i qetë ku anëtarët kanë ardhur dhe kanë zgjedhur pra të votojnë për liderin e kësaj partie. Pjesëmarrja ka qenë e lartë kryesisht në Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj që në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që presim edhe rreth 30 minuta për të përfunduar ky proces i votimit dhe më pas numërimi i cili do të kryhet në çdo degë të Partisë Demokratike në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Ka ende pjesëmarrës të cilët vijnë edhe në minutat e fundit përpara se ky proces të përfundojë. Pra ashtu sikundër e thamë, ka nisur që prej orës 8 të mëngjesit dhe pritet që të përfundojë rreth orës 18:00. Pjesëmarrja më e lartë ka qenë kryesisht pas mesditës, ku anëtarët kanë ardhur dhe kanë votuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco