Referendumi në PD, gazetarja: Juglindja votoi pa probleme, pritet rikonfirmimi i Berishës

17:29, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja e Syri Televizion për qarkun e juglindjes, Sidorela Xhomaqi, raporton se procesi i votimit për referendumin për rikonfirmimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillohet normalisht në të pesë qendrat e votimit të qarkut. Sipas saj, në Korçë, Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pogradec nuk janë raportuar problematika, ndërsa anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike kanë vijuar të marrin pjesë në votim edhe në orët e fundit të procesit.

Xhomaqi thekson se, ndonëse fluksi më i madh i votuesve është regjistruar gjatë orëve të paradites dhe ka pasur një rënie të pjesëmarrjes rreth mesditës, pritshmëritë mbeten pozitive për pjesëmarrje deri në mbylljen e votimit.

Sipas komunikimeve me komisionerët, të gjithë anëtarët e pajisur me kartën e anëtarësisë dhe të regjistruar në listat e Partisë Demokratike janë lejuar të votojnë pa asnjë pengesë, ndërsa nuk është raportuar asnjë pakënaqësi nga demokratët që kanë shprehur vullnetin e tyre në kutitë e votimit.

Deklarata e plotë:

Në fakt në qarkun juglindor ka pesë qendra votimi të cilat vijojnë të jenë duke punuar dhe duke pritur edhe anëtarët e tjerë, edhe pse ka ngelur vetëm një orë. 

Duket se ka pasur një pjesëmarrje dhe vijon të ketë pjesëmarrje të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të cilët ditën e sotme do të konfirmojnë edhe kreun e Partisë Demokratike, zotin Sali Berisha.

Nga komunikimi që kemi pasur me të gjitha qendrat e votimit dhe me komisionerët përkatës, na bëhet me dije se nuk ka pasur problematika. 

Duket se fluksi ka rënë diku tek mesdita dhe pritet që edhe orët e fundit të jenë orë të cilat të kenë edhe një fluks të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të cilët sot do të zgjedhin dhe kreun e Partisë Demokratike zotin Sali Berisha, pra rikonfirmimin e këtij të fundit. Në fakt në gjithë qarkun janë pesë qendra votimi në të pesta degët, sikundër është Korça, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pogradeci. 

Nga të gjithë komisionerët që ne kemi arritur të komunikojmë, na bëhet me dije se të gjithë anëtarët të cilët janë paraqitur në komisione, dhe janë të pajisur sigurisht me kartën e anëtarësisë, janë lejuar të votojnë, po ashtu edhe të gjithë ata të cilët kanë pasur edhe emrin në listat e Partisë Demokratike. 

Nuk ka pasur asnjë demokrat i cili të jetë i pakënaqur, të gjithë kanë shkuar në qendrat e votimit dhe kanë shprehur vullnetin e tyre sa i takon votës.

Deri në orët që flasim nuk kemi shifra zyrtare, por nga komunikimi që kemi me qendrat e votimit, këto të fundit na thonë se kemi një fluks, po ashtu edhe pritshmëri pozitive sa i takon të gjithë demokratëve, të cilët ditën e sotme kanë pasur një interes të gjerë për të shkuar në kutitë e votimit dhe për të dhënë zgjidhjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco