‘Do të hiqeni zvarrë nëse fiton sërish Rama’/ Thirrja e veteranit: Mbështesni Berishën të shpëtojë vendi

10:25, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Pogradeci ku po mbahet referendumi për votëbesimin e kreut të PD, anëtari veteran i kësaj force politike bëri thirrje që demokratët të votojnë masivisht për t’i dhënë mbështetjen e duhur Sali Berishës.

Në një prononcim për mediat, anëtari i PD Dega Pogradec, Skënder Sinani deklaroi me vendosmëri votën e tij "pro", duke theksuar se Berisha është i vetmi veteran i viteve '90 që duhet mbështetur.

Përtej mbështetjes, demokrati ka lëshuar një thirrje paralajmëruese për të gjithë të djathtët që hezitojnë t'u drejtohen kutive të votimit.

Në rast se nuk do të shkojnë për votim, mospjesëmarrja do të ketë pasoja fatale për vetë demokratët, duke paralajmëruar ditë të zeza nëse kryeministri Edi Rama arrin të fitojë një tjetër mandat.

Një fitore e radhës e Ramës do të nënkuptonte tërheqjen zvarrë të qytetarëve dhe pamundësinë e të djathtëve për të përballuar goditjen e pushtetit të tij.

Po procesi është i drejtë, përballë pushtetit që është i rrënuar dhe neve na ka rrëzuar, duhet që ne të mbështesim kryetarin e Partisë Demokratike, veteranin e '90-ës. Kështu që 35 vjet po bëhen që sa të jetë Berisha, po u roptisen për popullin dhe rrogën e merr zoti Rama. Populli është në ditë të zezë.

Pro, mos diskutohet fare. Pro. Edhe po të kem sa fletë të më japin, unë të tëra pro i bëj. Duhet të vijnë. Edhe në qoftë se nuk duan të vijnë, vetes ia bëjnë. Se do të hiqen zvarrë dhe më keq në qoftë se fiton edhe një herë Rama.

Nuk do të ketë më këtu më shqiptarë që janë të bindur nga e djathta dhe nuk mundet ta përballojnë pushtetin e Ramës. Berisha e sjell PD në pushtet, dhe me veteranët, ka akoma veteranë në, në PD. Dhe kështu që duhet që ta mbështesin Berishën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco