Fier/ Demokratët votojnë sot në referendumin e votëbesimit për kryetarin e PD-së

08:29, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe Fieri ka nisur procesin për votëbesimin për kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Votimi nisi në orën 08:00 dhe do të jetë i hapur për anëtarët votues, deri në 18:00 në selitë e degëve të PD.

Krerët e degëve kanë zhvilluar mbrëmjes e kaluar, 22 maj,  takimet me grupin e komisionit të votimit dhe kanë lënë porositë për të zhvilluar një proces votimi ‘një anëtarë një votë’.

Pritet fluks anëtarësie të marrë pjesë në votime, por kjo do të duket në përfundim të këtyre zgjedhjeve se sa do të jetë pjesëmarrja.

Një gjë ka rënë në sy që tashmë pranë selive të PD janë afruar edhe demokratë të orëve të para, të cilët kanë qenë të tërhequr për mbi 10 apo 15  vjet.

FIER

1750 anëtar me listë aktiv nga këta 1200 kanë votuar pas viteve pas 2021

70% pritet pjesëmarrja në votime

MALLAKASTËR

600 anëtarë me listë

Pritet që të votojnë mbi 60%  e anëtarësisë

PATOS

Lista me 620 anëtarë dhe pritet të votojnë afro 60% e anëtarësisë

ROSKOVEC

710 anëtarë me listë nga zgjedhjet e kaluara

Pritet që të votojnë mbi 60%  e anëtarësisë

LUSHNJË

Burime nga dega e PD, pohuan:

Lista e anëtarësisë është diku te 2500, ndërsa pjesëmarrja në votime i ka kaluar 55%.

Në votime për primare votues nga anëtarësia ka qënë më i madh, i ka kaluar  mbi 1200 anëtarë votues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco