Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Referendum votëbesimi/ Zgjedhja e kryetarit të PD, Ja votimi në Durrës, Shkodër, Vlorë, Lushnjë e Dibër

Referendum votëbesimi/ Zgjedhja e kryetarit të PD, Ja votimi në Durrës, Shkodër, Vlorë, Lushnjë e Dibër

08:13, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike zhvillon referendumin e votëbesimit për kryetarin e PD.

Procesi i votimit nisi që në orën 08.00 dhe do të përfundojë në orën 18.00.

Votëbesimi për kreun e PD do të mbahet sipas parimit ‘një anëtar, një votë’.

Gjithsej në të gjithë vendin do të hapen 87 qendra të votimit, që do t’u mundësojnë anëtarëve të PD të votojnë për kryetarin e tyre.

Qendrat e votimit janë hapur mëngjesin e kësaj të shtune dhe në Durrës, Shkodër, Vlorë, Lushnjë dhe Dibër.

Edhe 1700 anëtarë me të drejtë vote në Lushnjë janë thirrur këtë të shtunë për të votuar.

Komisioni ka nisur procedurat e nisjes së procesit, i cili do të zgjasë deri në orën 18.00.

Rezultati i procesit zgjedhor do të shpallet në qendrat ku anëtarët e PD kanë votuar, ndërsa rezultati pritet të publikohet mbrëmjen e së shtunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco