Çollaku: Ardhja e ambasadorit amerikan nis 'tërmetin politik', ministrat dhe zyrtarët e Ramës s'do shpëtojnë

18:46, 22/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin 'Syri Digjital', gazetari Basir Çollaku u shpreh se Shqipëria po përballet me një “tërmet politik” që mund të tronditë ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë.

Ai theksoi se raportet e fundit dhe mesazhet e qarta nga Shtetet e Bashkuara tregojnë se paprekshmëria e pushtetarëve ka marrë fund dhe se dosjet e mëdha, si ajo e inceneratorëve dhe afera të tjera të lidhura me ministrat, nuk do të mbeten më të mbyllura në sirtarë.

Çollaku u ndal te fondet dhe projektet që po kalojnë drejt vendeve arabe, të cilat sipas tij ngrejnë dyshime serioze për pastrim parash dhe transferim asetesh, ndërsa strukturat kriminale duket se kanë infiltruar vendimmarrjen shtetërore, duke diktuar emërime, favore dhe privilegje në nivelet më të larta të administratës.

Gazetari paralajmëroi se ardhja e ambasadorit të ri amerikan dhe fuqizimi i SPAK-ut pritet të ndryshojë rrënjësisht klimën politike dhe juridike, duke sjellë një “marsh të nxehtë” hetimesh ndaj zyrtarëve të korruptuar. Çollaku shtoi se shqiptarët do të jenë pjesë e këtij procesi dhe se partneriteti ndërkombëtar nuk është për pushtetarët e kapur nga krimi, por për qytetarët e vendit.

Pjesë nga deklarata:

Pra, ne kemi në thelb vendimmarrje historike për Shqipërinë dhe Kosovën, që kalojnë nga Uashingtoni, dhe këtë ne duhet ta kemi mirë në kujdes. Ndaj edhe kjo shpërndarje e fondeve, jo vetëm këtu, por edhe e Smart City-t dhe tendera të tjerë që u jepen vendeve arabe. Pra, duket si një përpjekje delikate për të çuar miliona dhe miliarda euro për llogari njerëzish apo edhe për investime të dyshimta, për t'i kaluar asetet, le të themi, te shqiptarët, për t'i kaluar te vendet që nuk janë aleate. Cili është synimi kryesor që i dërgon këto para atje? Për çfarë arsye? Çfarë përfitojmë ne?

Ndaj them që kjo ardhje e një gjenerali, e një profili të lartë, e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, është një vëmendje e shtuar. Është vëmendje e bashkuar e Shqipërisë, por me probleme të shumta që janë evidentuar tashmë nga kjo qeverisje, nga kjo mazhorancë, nga ky kryeministër. Nuk mund të ketë anonimat, nuk mund të ketë pabarazi anonime në Shqipëri kur ne kemi këto raporte kombëtare e ndërkombëtare që, fatkeqësisht, na rendisin aty ku nuk duhet; fatkeqësisht, na çojnë në shkallaren e krimit, korrupsionit, pastrimit të parave. I kemi edhe nga Gjermania, nga Holanda...

Gjenerali ishte i matur, i kujdesshëm, i informuar, dhe dha edhe mesazhe të duhura se si duhet të fillojnë e të sillen, besoj, strukturat e posaçme me këtë prokurori speciale e investuar edhe nga Shtetet e Bashkuara. Se si disa procedime penale të njerëzve të pushtetshëm të mos i lënë më të pluhurosen, të mos i lënë as të ajrosen nëpër dritare, por të kryejnë veprime intensive hetimore për t'i çuar këta të pandehur për t'u përballur me drejtësinë. Pra, e shohim këtu sepse pikërisht te këto dosje ne kemi edhe grupet kriminale, kemi pikërisht alarmin shqiptar dhe amerikan. Aty fle. Kur ke 5 vite, 6 vite... ne kemi njohur çështje që janë lidhur me çështjen e Charles në Shtetet e Bashkuara; për dy muaj u dënua i pandehuri.

Dhe për që nga 2022-shi, ka hyrë në vitin e pestë rregjistrimi... procedim penal i regjistruar në regjistrin penal të strukturës së posaçme, dhe Rama, Balla, Gjiknuri, edhe disa të paditur të tjerë, nuk thirren, nuk janë ftuar nga ana e prokurorëve, për t'u pyetur të paktën. Lëre pastaj kusuret e mëdha që ka kjo dosje, ku atje në drejtësinë amerikane ka një vendimmarrje të formës së prerë dhe i akuzuari është në qeli.

Atë që shoh unë do ta thoja ndryshe. Rama zgjodhi Ramën, nuk zgjodhi Ballukun. Sepse nëse Rama do të kishte lëshuar Ballukun, nëse Rama lëshon Xhaçkën, nëse Rama lëshon krimin e organizuar, lëshon ortakët, lëshon mafien, lëshon bandat kriminale, Rama ka lëshuar veten. Sepse këta janë në dosje tashmë, edhe zyrtarisht me akuza si grup e strukturë kriminale, organizatë kriminale, të cilat, fundi, pra hetimi fundor, shkon te kryeministri, shkon te familja e tij, shkon te Edi Rama. Ndaj, duke mbrojtur me forcën e kartonëve të atyre të bindurve që fatkeqësisht ende i shkojnë pas, është duke mbrojtur vetveten, sepse ai është i pandehuri kryesor i këtyre dosjeve. Nuk do ta shmangë për shumë kohë, natyrisht është një përpëlitje, janë minuta shtesë që është duke përfituar me ato fuqi të mbetura të kapjeve, por këtu kemi edhe diçka tjetër. Kemi edhe përplasje të brendshme mes grupeve kriminale që mbështesin njërin të pandehur apo një tjetër. Unë jam tërësisht i bindur, pra e gërshetuar kjo me informacionin që kam, se qoftë Balluku, qoftë Xhaçka, qoftë AKSHI, qoftë dosja Balluku, grupet që janë pjesë e hetimit në këto çështje, pra dhe organizatat kriminale të përfshira në të, e shantazhojnë kryeministrin në atë pjesë, në atë episod, në atë vendimmarrje ku ai gjendet.

Në ato komunikime, në ato lëshime, në ato nënshkrime, në ato favore dhe privilegje që kanë shkëmbyer. E tashmë, këto janë përgjime, janë me video, janë me mesazhe, këto janë të provuara e të dokumentuara. Unë e përsëris, në këto dosje, duke përfshirë dosjen Balluku dhe A-kshin, shteti është lakuriq. Dhe kur them lakuriq, nuk është vetëm lakuriqësi juridike. Është një masakër, është një lloj kuplaraje e shëmtuar që kanë ndërtuar këta njerëz duke dhunuar çdo lloj norme juridike, çdo lloj rregulli shtetëror. Ndaj edhe struktura e posaçme nuk duhet të jetë e kompleksuar, le të themi, në avancimin e hetimeve. Nëse duhet shkuar për t'i lëshuar, le të shkojë. Telefonin le ta dorëzojë atje nëse i ka frikë kryeministrit. Nëse të dyja do ndodhin... nuk mbyllen këto dy çështje, nuk mund të ndodhte me inceneratorin, ku njeriu që ka firmosur para ajrit, fantazmës, të mos thirret e të mos pyetet. Nuk mund të tolerohet më, nuk mund të amnistohet pafundësisht kjo gjë. Kur miliarda euro taksa të shqiptarëve janë marrë në bashkëpunim me miliardat e krimit të organizuar dhe ju janë dhënë të njëjtëve ortakë, banditëve e bandave kriminale.

Nuk mund të shkojë kjo pafundësisht, nuk mund ta tolerojnë as shqiptarët, por as partnerët e shqiptarëve. Se në çdo deklarim, në çdo qëndrim, kjo është ambasadorja që presim, por dhe partnerët e tjerë europianë e amerikanë; rreshtimi është i njëjtë, marrëdhëniet janë me shqiptarët, nuk janë me pushtetarët e shqiptarëve të cilët kanë zgjedhur të jenë ortakë të krimit të organizuar. Dhe kjo gjë do të ndahet. Ky shap nga sheqeri do të ndahet shumë shpejt në Shqipëri. Nuk ka kosto për asnjërin prej atyre të përfshirë në organizata kriminale, qofshin ministra, deputetë, kryetarë bashkish, biznesmenë apo kryeministër. Kjo është tashmë një agjendë e vënë në vijim, ndonëse struktura e posaçme, e kam ngulur sërish këtu, duhet të ishte më e shpejtë, më intensive, më pak akademike. Nuk duhet të ishte disi e dremitur për çështje të cilat janë lehtësisht të hetuara tashmë dhe të dokumentuara.

Me ardhjen e brezit të gjelbër në Tiranë, pra është fjalë mbi një sherif, dhe ky profesionist, mendoj se struktura e posaçme do të ketë një marsh ndryshe, do të ketë një fuqi tjetër, do të ketë një mbështetje më të dukshme dhe më të pranishme, dhe do të vëmë re që të fortët e sotëm të zyrave të administratës, të qeverive, të ministrive dhe kryeministri do të shkojnë, do të thirren atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco