Ish-deputeti Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “Syri Digjital” me moderatorin Bled Marku në SYRI TV, deklaroi se emërimi i një ambasadori të ri të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri është një lajm pozitiv pas një periudhe të gjatë pa përfaqësim të nivelit më të lartë diplomatik.
Sipas Vasilit, Shqipëria prej kohësh konsiderohet një “narkoshtet”, duke iu referuar raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit për drogën, korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar. Ai u shpreh optimist për ambasadorin e ri të mundshëm amerikan, të cilin e cilësoi si një figurë me integritet dhe profil të fortë, për shkak të background-it në forcat e armatosura amerikane.
Në intervistë, Vasili theksoi se shqiptarët vetë duhet të marrin përgjegjësinë për zgjidhjen e problemeve të vendit, ndërsa partnerët ndërkombëtarë mund të luajnë vetëm rol mbështetës.
Ai ndaloi edhe te funksionimi i SPAK dhe BKH, duke deklaruar se pritshmëritë amerikane ndaj këtyre institucioneve kanë qenë të mëdha që prej reformës në drejtësi. Sipas tij, SPAK nuk po funksionon në mënyrë të pavarur, por në mënyrë selektive kundër opozitës, ndërsa, sipas tij, kryeministri Edi Rama mbetet i paprekur nga hetimet.
Vasili përmendi çështjen e Ilir Meta, aferën “McGonigal”, inceneratorët, si dhe projekte të tjera si AKSHI, Porti i Durrësit dhe Eko-Parku i Durrësit, duke u shprehur se ka standard të dyfishtë në hetimet e drejtësisë shqiptare.
Më tej, ai deklaroi se SHBA-të kanë rol kyç në mbështetjen e reformës në drejtësi dhe se duhet të ndikojnë për rikthimin e institucioneve të drejtësisë “në binarë”.
Vasili:
Patjetër, lajmi i parë i mirë është që më në fund të paktën shpresojmë që të ndodhi kështu, do të ketë një ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, se sigurisht që unë nuk mund të them që ka qenë një situatë normale që për një kohë kaq të gjatë, pra bëhet fjalë edhe për vite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pasur përfaqësimin e nivelit të tyre më të lartë në një vend kyç e problematik, por ku populli është një popull shumë pro-amerikan dhe ky nivel nuk i përgjigjej pra këtij sensibiliteti publik popullor, jo qeveritar. Të jemi të qartë për këtë pikë. Patjetër që agjenda ka qenë e qartë, sepse agjenda e presidentit Trump në këtë drejtim ka qenë shumë e qartë.
Që Shqipëria është një narkoshtet, ky nuk është një lajm i ri, është një lajm i vjetër dhe këtë e kemi gjetur në jo nuk kemi pse shkojmë tutje, por në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku problemet e çështjet e drogës, të krimit, narkotrafikut, pastrimit të parave, kapjes së korrupsionit, korrupsionit që i hap rrugë e gjithmonë e më shumë paligjshmërisë, që favorizon narkotrafikun, kanë qenë shumë të qarta, të zeza mbi të bardhë dhe nga Amerika këto mesazhe kanë ardhur. Sigurisht ky ambasador, me të paktën me CV-në që njohim, atë që është bërë publike, një njeri që i takon forcave të armatosura, duket në të paktën në CV-në dhe në mënyrën e impostimit të jetës së tij deri në këtë moment që merr këtë detyrë, lë përshtypjen e një strong man, i një burri të fortë. Gjithsesi, gjithsesi, për shkak të shumë viteve të kaluara në politikë, të shumë ngjarjeve që kanë rrjedhur, kemi optimizëm, por megjithatë kriteri i vetëm për të vlerësuar gjithçka do të ndodhë do të jetë e vërteta këtu në terren. Nuk dua, unë sinqerisht me ju, nuk dua të provoj kurrë, të paktën asnjë shqiptar...
Po sigurisht, pra, vinte me pritshmëri... po, me pritshmëri të mëdha, vinin dhe ajo në atë kohë, dhe ne patëm e provuam zhgënjime shumë të mëdha. Kështu që, pa e paragjykuar absolutisht, por duke e parë në një sens optimizmi, për shkak edhe të sepse besoj që qenia në forcat e armatosura amerikane, ku çështjet e karakterit, moralit të fortë, integritetit, janë çështje shumë të spikatura, ndaj dhe burrat e mëdhenj kanë dalë nga ato, ju kujtohet Colin Powell e të tjerë, njerëz që kanë shërbyer atje. Është një ogur i mirë, dhe kështu që sigurisht një njeri me integritet dhe me një agjendë të qartë, shpresojmë që të ketë një një të ndihet fort dora e shtetbërjes, e shtetformimit, e imponimit të fortë të ligjit nëpërmjet edhe zërit amerikan në Shqipëri. Ku në fund të fundit megjithatë të gjitha detyrat, dhe të gjithë preokupimin e të gjithë problemin, në fund të fundit do ta zgjidhin vetë shqiptarët këtu. Të gjitha të tjerat janë faktorë ndihmës, por nuk mund të jenë kurrë faktorë përcaktues. Këtë detyrë e kemi ekskluzivisht ne këtu, vetë, të gjithë bashkë ne, nuk na e bën detyrën tonë.
Shiko, problemi është ky, që të jemi shumë të qartë. Pritshmëritë amerikane për SPAK-un edhe për BKH-në, flasim për këtë grup, janë goxha të mëdha, sepse duhet të gjithë e dinë shumë mirë, dhe kur reforma në drejtësi ndodhi, pjesa të cilën ndoqën me prioritet dhe mbështetën me prioritet Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë pikërisht këto institucione, ndërsa pjesët e tjera, dhe grupi i fashave të tjera që kishin të bënin me reformën në drejtësi ishin kryesisht nga ndjekja europiane. Që të jemi shumë të qartë me njerëzit, në këtë moment që flasim kemi një situatë vërtet kritike, zhgënjyese deri në themel, me mënyrën e funksionimit të SPAK.
Nuk është i pavarur, funksionon me regji dhe funksionon në mënyrë selektive për të goditur opozitën dhe për të krijuar të gjithë mundësinë e pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Kushdo që na dëgjon në këtë bisedë të bashku do të thotë: 'Ky është një opozitar që po flet dhe po ankohet për SPAK-un?' Jo. Thjesht po bëj një revizion objektiv sepse në rast se mbahet rrëmbehet e mbahet në burg, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, me akuza të tëra e tëra... pa asnjë dokument, pa asnjë gjë prej gjëje, ish-Presidenti i Republikës dhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-Kryeministri, ish-Kryetari i Kuvendit. E ndërkohë nga krahu tjetër, kemi një Edi Rama që nuk i ka hyrë gjemb në këmbë, në kohë që ka kurajën t'i japi bonus një inceneratori të Fierit për një kompani që s'ishte e lindur akoma, një vjedhje monstruoze e pabesueshme që duhet ta kishte çuar në burg prej kohësh. Apo që është deri në fyt në aferën me McGonigal. Është ai korruptuesi me McGonigal. Sepse McGonigal është dënuar. Kush te korruptuesi i tij, a e dini? Rama!
Është ai që për të cilin ne paguajmë 140 milionë euro Becchettit për gjyqet e humbura. Është ai shkaktari i kushedi sa aferave, përfshirë këtu AKSHI, përfshirë Eko-Parkun e Durrësit, Portin e Durrësit e të tjera e të tjera... i kam mbledhur në një mjaft postime të mia, i kam përsëritur pa u lodhur. Mund të jenë mbi 25 apo 30 çështje shumë kritike. Dhe më thoni, ky njeri a është i hetuar? Është nën përgjegjësi penale nga SPAK-u? Jo. E që në këtë moment, që ky është i paprekshëm dhe ka dhe kurajën që të mbrojë dhe hajdutët e tjerë, dhe ju keni parë që prapë të bëjmë kontrastet, që ta kuptojë çdo shqiptar që mos të thotë asnjë shqiptar që ky Petriti po flet si opozitar. Jo, pra rrëmbehet mbahet në burg prej mbi 19 muajsh ish-Presidenti i Republikës, pa asnjë lloj fakti, se nuk kanë rritur dot të bien vetëm akuzat e tij, bien të gjitha njëra pas tjetrës, e nga ana tjetër është një AKSHI i tërë që ka vërvitur qindra milionë euro, po janë përzierë veprimtari nga më kriminalet e të tjera, dhe nuk kemi asnjë të arrestuar në burg. Ja ku është krahasimi kaq i thjeshtë dhe kaq i qartë.
Dhe pikërisht për këtë arsye nuk mund të gjykojmë sot të thotë që kemi një SPAK të paanshëm, që nuk funksionon me regji dhe që nuk i shërben pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Ndaj në këtë drejtim, ose e shikojnë drejt e në sy edhe amerikanët, ose e shikojnë drejt e në sy, dhe duke parë drejt e në sy kanë sigurisht, nuk kanë fuqi të vogël, kanë fuqi të madhe e të rëndësishme, të bëjnë të pamundurën që të bien në binarë, në fund të fundit po ta them me konceptin plotë krijesën e tyre, sepse kanë qenë insistuesit më të mëdhenj ata për këtë.
© SYRI.net