Bardhi: Seancat plenare po kthehen formale, mungon diskutimi real në Kuvend

Bardhi: Seancat plenare po kthehen formale, mungon diskutimi real në Kuvend

12:28, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Opozita ka shprehur kundërshtimin ndaj kalendarit të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e cilësuar atë joeficent për zhvillimin e një debati parlamentar cilësor.

Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, deklaroi se përfshirja e një numri të lartë projektligjesh në një seancë parlamentare e bën diskutimin formal dhe pa efekt real.

Sipas Bardhit, kalendari i Kuvendit nuk duhet të funksionojë në mënyrë mekanike, duke kaluar projektligje pa debat dhe pa vëmendjen e nevojshme nga deputetët.

“Po i bëni seancat joeficente. Kalendari nuk duhet të jetë mekanik, duke e mbushur me projektligje që kalojnë pa debat dhe pa vëmendje. Ne duhet të diskutojmë dhe ta bëjmë sa më efektiv diskutimin parlamentar. Kjo është arsyeja pse ne jemi kundër kalendarit. Të gjejmë mundësinë që debati të jetë sa më efektiv”, u shpreh Bardhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco