Rasti i ish zv/kryeministres Belinda Balluku është tregues se korrupsioni është kthyer në një sistem të mirëfilltë i cili ka shtrirë tentakulat në sektorët më jetikë të vendit dhe po vepron si pengesa kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Në një analizë në studion e 'Syri Digital' me gazetarin Bled Marku, redaktori i Syri Tv, Elkier Bushkolaj thotë se rasti Balluku është tregues se nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar por një mekanizëm të tërë që, i drejtuar nga maja e pushtetit që ndërthur tenderat publikë me paranë e paligjshme, duke e vendosur të ardhmen evropiane të vendit në pikëpyetje serioze.
“Belinda Balluku është kthyer në sistem. Dhe në krye të sistemit është kryeministrit Edi Rama. Jemi në paradhomën e kryeministrit dhe kjo e bën rastin tejet flagrant. Dhe përtej, po flasim për një zonjë e cila ka drejtuar një ministri që ka pasur pjesën më të madhe të buxhetit, pasi bëhet fjalë për infrastrukturën rrugore dhe energjinë, pra që janë përtej faktit që janë asete kombëtare, janë dhe tema që lidhen me çështjen e sigurisë kombëtare dhe ndërveprohet edhe me partnerët.
Prandaj çështja Balluku ishte kaq sensitive në raport me partnerët pasi është test nëse qeveria shqiptare e ka vullnetin për t'u integruar, e ka vullnetin për ta luftuar realisht korrupsionin në nivele të larta apo është vetëm fasadë. SPAK-u avancoi tani. Nuk di ta them nëse avancimi i SPAK-ut është pas presionit të ndërkombëtarëve, por avancoi deri në një pikë, deri në atë pikë sa parlamenti i mbylli dyert. Pra Edi Rama vendosi parlamentin, vendosi Partinë Socialiste, se në fund të ditës zonja në fjalë, se që flasim është drejtuese politike e një prej qarqeve më të rëndësishme në vend, që është qarku i Fierit.
Balluku, është ai mekanizmi i korrupsionit ku ndërthuren shumë elementë pra. Ato rrugë të shëmbura kanë një faturë korrupsioni pas
Bushkolaj u ndal dhe tek investigimi I fundit i emisionit ‘Plug’ në Syri Tv që provoi si pronarja e kompanisë që zotëron koncesionin e Check Up, Vilma Nushi, ka investuar miliona euro në ndërtimin e kullës Ekspozita Building në pronësi të babait të Ervin Matës.
“Emisioni Plug para pak ditësh investigoi një material shumë interesant për tenderat në shëndetësi dhe për abuzimin me tenderat e shëndetësisë. Dhe u faktua se si paratë e tenderave në shëndetësi janë kanalizuar, po, në sektorin e ndërtimit, ku persona të cilët po ndërtonin ato kullë, njëri prej tyre sot është arrestuar në Brazil për çështjet e narkotrafikut. Tani logjika të çon në faktin që SPAK do duhej ta bënte këtë dhe jo edhe jo ta bënte Plugu”
Problemi i Shqipërisë është se qeveria shqiptare ka hapur portat për futjen e flukseve të parave të pista dhe qëllimi kryesor ka qenë pasurimi i një grupi të ngushtë njerëzish në kurriz të këtyre personave të cilët po themi e kanë rrezikuar duke u përfshirë në aktivitete të paligjshme jashtë vendit dhe ka pasur një ftesë të kryeministrit Edi Rama që asetet e tyre t'i sjellin në Shqipëri në këmbim të lehtësisë për të investuar. Dhe kjo, edhe edhe kjo ka një kosto të jashtëzakonshme ekonomike edhe për Shqipërinë, edhe për vendin, edhe për integrimin, por mbi të gjitha edhe për të ardhmen.
Shqiptarët janë ndër vendet me numrin më të madh të llogarive në GoFundMe ku kërkojnë ndihmë për kurimin e familjarëve të tyre jashtë vendit. Pastaj pa folur më pas për cilësinë e shërbimit, dosja e onkologjikut na e zbuloi. Tani ajo çfarë ne mësuam është që një pjesë e mirë e këtyre parave që janë marrë përmes tenderave në shëndetësi na rezultoi që na qenkan konvertuar në beton. Tani këtë e zbulon Plugu dhe nuk e zbulon SPAK-u, ku në fund të ditës, kallëzimet për tenderat e shëndetësisë ka qenë ndër kallëzimet e para që janë bërë në SPAK. Dhe këtu është paradoksi" tha Bushkolaj.
© SYRI.net