Pronarja e kompanisë që zotëron koncesionin e Check Up, Vilma Nushi, ka investuar miliona euro në ndërtimin e kullës Ekspozita Building në pronësi të babait të Ervin Matës.
Ky i fundit është arrestuar në Brazil me kërkesë të SPAK për trafik droge. Emisioni Plug publikoi të dhëna sesi në vitin që Vilma Nushi shpërndante mbi 1 milionë euro fitime nga koncesioni i Check Up, investonte rreth 1.1 milionë euro në kullën e Luan Matës.
Plug zbuloi gjithashtu se miliona euro të Check Up kanë përfunduar si fitim direkt në xhepat e Vilma Nushit, duke ngritur dyshime për një skemë të mirëmenduar të zhvatjes së miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë.
Emisioni investigativ Plug në Syri Televizion ka hedhur dritë mbi atë që cilësohet si një nga aferat më të mëdha me koncesionet në Shëndetësi, Kontrollin Mjekësor Bazë i njohur ndryshe si Check Up.
Plug zbuloi se kompania Marketing & Distribution, e Vilma Nushit, që ka në pronësi shoqërinë 3P Life Logistic të koncesionit të Check Up, ka financuar ndërtimin e kullës Ekspozita Building në Tiranë. Kjo kullë është në pronësi të Luan Matës, babait të Ervin Matës, i arrestuar me kërkesë të SPAK në Brazil për trafik ndërkomëbtar droge.
Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution, kalon për llogari të shoqërisë Victoria Construction një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë Victoria Cosnstruction, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi I ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Por, derdhja e parave nga Vilma Bushi për llogari të kompanisë së babait të Ervin Matës, u bë vetëm një vit përpara se Edi Rama dhe Belinda Balluku të firmosnin lejen e ndërtimit për kullën Ekspozita Building, e cila po ndërtohet në truallin e ish-ekspozitës në Kryeqytet.
Konkretisht, në vitin 2018, Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës. Ndërsa më pas, në vitin 2019, me firmë të Edi RAmës dhe Belinda Ballukut, u miratua dhe leja e zhvillimit të doginës polifunksionale “Ekspozita Building” me vendodhje në Bulevardin 'Gjergj Fishta' në Tiranë.
Kulla, me lartësi 93 metra, do të ketë 29 kate, 24 mbi tokë dhe 5 nën tokë. Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim.
Ajo qe bie ne sy është roli kycc i milionave që u jane marrë shqiptarëve për tu investuar më pasë në Kullat që shndërrohen në parajsën e pastrimit të parave.
Nëse do i marrim me radhë, pagesat e dizbursuara nga Vilma Nushi korespondojnë pikërisht me shpenzimet për pagesat e arkitektëve të huaj, nje kusht ky i vendosur nga kryeministri me qëllim miratimin e lejes. E më pas investimet e radhës i përkasin Luan Matës, i cili të paken në shkresat zyrtare nuk disponon të ardhura për të justifikuar shumën e dizbursuar.
Për më tepër nga hoteli në pronësi ai nuk ka tërhequr divident, por cdo fitim është ccuar si rritje kapitali. E po në këtë periudhë, hoteli në pronësi të Luan Matës i është nënshtruar rikonstruksionit total, cka do të pamundësonte cdo justifikim të sigurimit të të ardhurave.
Gjithashtu, emsioni Plug zbardhi detaje të rënda, nga abuzimet skandaloze me paratë e koncensionist të check up. Sipas dokumenteve zyrtare, shteti shqiptar i ka paguar më shumë se 15 milionë euro TVSH Vilma Nushit për koncensionin e Check Up, ndërkohë që shërbimet mjekësore janë të përjashtuara nga pagesa e TVSH.
Sikur të mos mjaftonte ky abuzim, VIlma Nushi ka përfituar miliona euro si dividend nga kompania e koncesionit të Check up, ndonëse në kontratën koncesionare ishte zotuar se fitimi neto vjetor do të ishte jo më shumë se 200 mijë euro. Një nga skemat e përfitimit të parave të shqiptarëve, ka qenë edhe ajo e autofaturimeve apo faturimet Brenda grupit të kompanive që zotërojnë shoqërinë koncensionare.
Në këtë mënyrë, miliona euro të Check Up, kanë përfunduar përsëri në xhepat e Vilma Nushit dhe kompanive të lidhura me të afërmit e saj, të cilat janë kontaktuar nga kompania koncesionare për shërbime të ndryshme. Investigimi publikoi edhe dokumente zyrtare që tregojnë se pavarësisht kryerjes së check up, për qytetarët shqiptarë nuk ka pasur asnjë ndikim në përmirësimin e shëndetit të popullatës.
Jo vetëm kaq, por Ministria e Shëndetësisë ka paguar miliona euro për analiza të pakryera, pavarësisht se në kontratë ishte parashikuar që pagesat do të kryheshin vetëm për numrin e analizave që do të zhvilloheshin dhe jo për kufirin minimal prej 475 mijë testesh që ishte përcaktuar në kontratë. Koncesioni i Check up vijon të jetë nën hetim nga SPAK, ndërsa deri më tani për këtë aferë nuk ka pasur asnjë zhvillim.
© SYRI.net