I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv nën moderimin e Sonila Meços, analisti Genc Burimi argumenton se intervista e fundit e ministrit Hoxha zbulon dy skenarë të mundshëm që qeveria po eksploron për të anashkaluar plotësimin e kushteve të plota politike, të cilat Shqipëria aktualisht nuk i përmbush.
Skenari i parë: "Karta e Ukrainës", ku sipas Burimit, shpresa e parë e Tiranës lidhet me një zhvillim gjeopolitik ndërkombëtar. Dhe skenari i dytë: "Integrimi Gradual" ose me faza.
Për Burimin emërimi i diplomatit të karrierës Ferit Hoxha në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ishte një lëvizje strategjike teknike e Ramës, për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, pas bllokadës së krijuar nga përplasja me Gjermaninë për shkak të çështjes "Balluku".
Pika e kthesës ishte momenti kur parlamenti shqiptar hodhi poshtë kërkesën për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres, një "shkelje në dërrasë të kalbur" për Gjermaninë.
Është një intervistë shumë e rëndësishme e Hoxhës dhe që shkon drejt asaj që unë e them prej kohësh, bashkë, katër vjet, që Hoxha është një ministër teknik. Është një diplomat dhe duhet kuptuar mirë kjo intervistë, dhe na shërben të gjithëve. Rama, siç dihet, hyri në zgjedhjet e 2025-ës pa asnjë program. Vetëm me një pikë. Integrimi. Më 12 mars, Rama e pa që shkeli në kallo në vendin që mund të konsiderohet si luani i BE-së, që është Gjermania. Sepse pas kësaj interviste, Gjermania është, është vendi i parë, nëse ju kujtohet, që reagoi në mënyrë shumë agresive, me anë të ambasadës së saj, në momentin kur parlamenti i Shqipërisë hodhi poshtë dosjen Balluku.
Për këtu u emërua Hoxha. Hoxha nuk është për të ikur. Është ekzakt si një ministër, si një bankë qendrore, siç e bën Trump-i me bankën qendrore, kam një funksion, do më gjesh zgjidhjen, edhe po qe nuk je zgjidhje shumë akademike. Dhe këtë në një farë mënyre shpjegon Hoxha në këtë intervistë. Pra e shmang dosjen Balluku ku thotë që diçka tjetër që e thotë në intervistë, qe një dosje shumë e vështirë, pra edhe njëherë, në mënyrë diplomatike, i jep atë që Gjermania u shokua. Por është e kaluar. Ç'kuptim është e kaluar? Është e kaluar në kuptimin që, drejtësia, mbrapsht nuk kthehesh dot më. Të kthehesh në dyert e drejtësisë. S'mund të shkojë tani Rama te drejtësia, hajde po e bëj.
Unë s'kam lidhje me Ballukun, unë komentoj dhe një integrimin. Tani Hoxha sheh që integrimi, duke qenë se je i zgjuar si një bankier, më gjej zgjidhjen. Po. Ky që e njeh shumë mirë si funksionon BE-ja, e thotë në intervistë, thotë që problemi është se jemi në një fazë të integrimit që askush nuk e di. Ajo që është e sigurt në këtë moment, në të gjithë europianët, është që ka vdekur procesi i integrimit të shpejtë dhe pastaj reformimit.
Europianët sot kanë një gjë të sigurt, që nuk do pranojmë t'i fusim këto vende në Evropë pa bërë reforma. Pra nuk do të bëjmë si të thuash, atë të paditurin, për sa i përket Gjermanisë apo Holandës. Problemi është, thotë, ka një shpresë. Tani nëse këta i thonë Ramës, kemi dy shpresa që t'ia hedhim edhe duke mos u reformuar. Shpresa e parë është që Ukraina të integrohet sipas planit amerikan. Domethënë amerikanët i thonë europianëve, bindeni juve Ukrainën që të pranojë deal-in me mua dhe me Rusinë. Nëse kjo marrëveshje nuk është interesant nga ana territoriale për Ukrainën, bindeni që po ta pranojnë, do futet Ukraina në Evropë edhe pa u reformuar. Këtë thotë Ferit Hoxha.
E dyta cila është? Është e famshmja integrim integral. Domethënë, çfarë i thotë Feriti europianëve, në emër të Ramës, i thotë shikoni, integrimi, të gjithë thonë për një, një integrim me faza, por askush nuk di çfarë të fusin brenda. Atëherë ky i propozon në emër të Ramës, europianëve, lexojeni këtë intervistë, i thotë, po pse mos ta bëjmë me këtë rast që për çdo, çdo kapitull që hapet, është u hap u mbyll kapitulli i energjitikës, të marrim pjesë neve te komisioni i energjitikës si observator. Rezymeja është që sot Shqipëria nuk i plotëson kushtet politike, pikërisht për shkak të dosjes së Ballukut, që gjermanët nuk ia falin. Po. Dhe prandaj është marrë ky Mozart i diplomacisë, ai i tillë është.
© SYRI.net