Lamtumira ish kreut të Kuvendit, Servet Pëllumbi! Nënkryetari i PD-së, Gjekmarkaj bën homazhe

Lamtumira ish kreut të Kuvendit, Servet Pëllumbi! Nënkryetari i PD-së, Gjekmarkaj bën homazhe

12:13, 06/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Teatrin e Operas dhe Baletit, po mbahen homazhet në nderim të Servet Pëllumbit, ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës.

Homazhet nisën në orën 09:30 dhe do të vijojnë deri në 12:00.

Të pranishëm për të bërë homazhe kanë qenë figura të shumta politike. Nga opozita për t'i dhënë nderimet e fundit ishte Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Kuvendit i cili mban dhe postin e nënkryetarit të PD-së, i shoqëruar nga ish deputeti i PD-së, Helidon Bushati.

Në 13:00, kortezhi do të niset për në varrezat e Sharrës, ku do të prehet trupi i tij.

Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco