Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj ka akuzuar kreun e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, se ‘në vend që të mbrojë qytetarët nga arbitrariteti policor, sapo ka marrë iniciativën e ndëshkimit të qytetarëve që thonë të vërtetën kundër sistemit, kundër Axhendës Soros’.
Në postimin e tij në Facebook, Goxhaj ka publikuar takimin e Shabanit me kreun e AMA, Armela Krasniqi, duke theksuar se do intensifikohet bashkëpunimi institucional kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, duke sjellë në vëmendjen e publikut, çështjen në gjykatë me aktivistin Andrea Bregu, ndaj të cilit është bërë kallëzim penal për ‘shpifje’, pasi me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka quajtur ‘mercenarë të Soros’, disa prej drejtuesve dhe organizuesve të agjendës Soros me anë të shoqatave të LGBT në Shqipëri.
‘Siç po bëjnë ndaj Andrea Bregu do bëjnë me të gjithë ju’, paralajmëron Goxhaj.

© SYRI.net