Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

‘Plehrat përfundojnë në tavolinat tona’/ Korreshi publikon PAMJET e KATASTROFËS mjedisore në Çermë Sektor

10:32, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë alarmante është denoncuar nga deputeti i PD, Saimir Korreshi në fshatin Çermë Sektor në Divjakë, ku një zonë e tërë është kthyer në një landfill të hapur ku mbetjet jo vetëm depozitohen, por edhe digjen, duke shkaktuar ndotje masive dhe rrezik për shëndetin publik.

Nga pamjet e publikuara, shihet qartë një hapësirë e madhe me mbeturina, ku dallohen shenja të theksuara të djegies. Sipas Korreshit, ky vend shërben si pikë grumbullimi dhe asgjësimi ilegal i plehrave, duke krijuar një vatër të rrezikshme ndotjeje.

Më shqetësues është fakti se pasojat e këtij landfilli shtrihen përtej ndotjes së ajrit. Lëngjet toksike që rrjedhin nga djegia e mbetjeve përfundojnë në një kanal kullues aty pranë. Ky ujë i kontaminuar, siç theksohet nga deputeti në denoncim, përdoret më pas për ujitjen e tokave bujqësore në të gjithë zonën.

Kjo praktikë ngre një shqetësim të madh për sigurinë ushqimore, pasi substancat e rrezikshme mund të kalojnë lehtësisht në produktet bujqësore dhe më pas në tryezat e konsumatorëve.

Video-denoncimi i plotë:

Për në fshatin Çermë Sektor. Tani do t'ju tregojmë të gjithë këtyre landfillin Çermë Sektorit. Landfill. Shikoni shenjat e djegies, ku hidhen plehrat dhe këtu digjet. Landfill. Shikoni shenjat e djegies. Kape një çikë, të gjitha shenjat e djegies. Këtu digjen plehrat. Këtu digjen të gjitha plehrat e kësaj. Urdhëro! Shiko si i ke akoma dhe plus djegies, shenjat e djegura. Pasojat e landfillit kalojnë këtu poshtë. I shikoni pasojat e djegies, landfillit, plehrave, dynjasë, se çfarë derexheje kalojnë në këtë ujë. Ky ujë hyn në bujqësi për të vaditur gjithë këtë zonë dhe ky ujë, të nderuar shqiptarë, vjen në ushqimet tona pastaj. Falë landfillit bërë nga bashkia Divjakë, të organizuar, të mirëorganizuar nga bashkia Divjakë në këtë vend. Urdhëro skandalet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco