Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

'Rama dhe pushteti i tij s'mund të vazhdojnë më si të paprekshëm!' Gjekmarkaj me demokratët e Kurbinit

'Rama dhe pushteti i tij s'mund të vazhdojnë më si të paprekshëm!' Gjekmarkaj me demokratët e Kurbinit

21:54, 28/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Përballë një qeverisjeje të zhytur në korrupsion galopant, Edi Rama dhe pushteti i tij nuk mund të vazhdojnë më si të paprekshëm!” Ky është mesazhi që u përcoll në takimin e sotëm me grupseksionin nr 2 të Kurbinit ku u kërkua një mobilizim sa më i madh për protestën e radhës kombëtare të thirrur nga PD më 8 maj.

Demokratët e Kurbinit janë të vendosur, të organizuar dhe të gatshëm për t’u përballur me këtë realitet, duke i dhënë zë qytetarëve dhe duke mbrojtur interesin publik, shkruan nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj në një postim në facebook.

Në këtë takim demokratët zgjodhën dhe kryetarin e Grupseksionit Nr. 2, avokatin Agron Kalthi, si një tjetër hap në forcimin e strukturave dhe rritjen e përgjegjësisë politike në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco