Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Belinda e ‘lëpin’, Elisa e ‘pështyn’/ Sistemi ‘frikë dhe shpërblim’ i Ramës po shembet

Belinda e ‘lëpin’, Elisa e ‘pështyn’/ Sistemi ‘frikë dhe shpërblim’ i Ramës po shembet

19:42, 28/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kur dolën në dritë disa nga përgjimet e dosjes së Ballukut u kuptua qartë se si funksionon marrëdhënia mes saj dhe Edi Ramës.

Etiketimet e saj për Ramën si ‘pallosh’ dhe ‘kurvë’ flisnin qartë për një sjellje tipike të autokracive elektorale.

Ekspertët e quajnë këtë marrëdhënie ‘frikë dhe shpërblim’.

Secili ka frikë se do të ekspozohen krimet dhe vjedhjet e shumta që kanë bërë, ndërkohë që shpërblimi shërben si një mënyrë për të ruajtur heshtjen.

Sot, Belinda Balluku bëri një postim plot me ‘lëpirje’ për Edi Ramën, duke e quajtur një strateg që po e kthen Shqipërinë në një pikë referimi për partnerët strategjikë.

Sipas saj, Edi Rama po sjell investime nga partnerët e rëndësishëm, përfshi këtu Amerikën.

Kjo ‘lëpirje’ përpiqet të fshehë një të vërtetë të pamëshirshme. Investimet e huaja janë në nivelet më të ulëta që ka njohur vendi. Edhe ato pak miliona janë hedhur kryesisht në betonin që po investohet në Tiranë dhe bregdet nga mafia e drogës për të pastruar paratë.

Ndërkohë që vendimi i Edi Ramës për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun ka bllokuar integrimin e vendit, duke i shtyrë negociatat në kalendat greke. Pavarësisht gënjeshtrave që përhap media e Ramës lart e poshtë, integrimi i Shqipërisë ka mbetur në vend për shkak të korrupsionit galopant të Edi Ramës dhe rrethit të tij të ngushtë.

Se çfarë ka ndodhur realisht me integrimin, këtë e di më mirë se të gjithë Elisa Spiropali, që ndryshe nga Belinda, ka nisur të ‘pështyjë’ mbi sistemin që ka ngritur Edi Rama.

“Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto,” shkruante Spiropali sot.

Para disa kohësh një media e huaj shkruante se Edi Rama mund të lëshojë këdo përveç rrethit të tij të ngushtë. Koha e tregoi se Edi Rama do mbrojë këdo që rrezikon pushtetin e tij.

Politologu Milan Svolik thotë se diktaturat elektorale si këto të Edi Ramës shemben kur bie sistemi ‘frikë dhe shpërblim’.

Këtij sistemi kanë nisur t’i bien tullat.

Ironia është se sisteme të tilla duken të forta deri pak para se të shemben. Si çdo sistem kriminal!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco