Rama mbledh të tijtë në pallatin e Brigadave: Ferit Hoxha i skandalit diplomatik do raportojë para Ballukut për integrimin

Rama mbledh të tijtë në pallatin e Brigadave: Ferit Hoxha i skandalit diplomatik do raportojë para Ballukut për integrimin

10:42, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar në pallatin e Brigadave, ku siç raportohet nga mediat do të raportojë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe kryenegociatorja, Majlinda Dhuka.

Një takim që vjen në një moment ku Shqipërisë i janë bllokuar proceset integruese për shkak të Edi Ramës, i cili i ka përplasur derën në fytyrë drejtësisë për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe vetën e tij nga hetimet për korrupsion.

Nuk dihet se çfarë do të raportojë për këtë Ferit Hoxha dhe Majlinda Dhuka dhe a do mundet të dalë ndonjë deputet apo ministër që t’i pyesë për arsyen pse Mali i Zi po avancon me shpejtësi drejt integrimit dhe Shqipëria ka ngecur në vend.

Po ashtu me interes pritet edhe nëse ndonjë nga radhët e rilindasve do t’i kërkojë ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, të kërkojë falje për fyerjen e rëndë që u ka drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut apo do të kyçin gojën si gjithë.

Opozita shqiptare dhe përfaqësues të lartë të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar që Ferit Hoxha të kërkojë falje publike dhe të jape dorëheqje për thyerje të etikës diplomatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco