I dogjën makinën, gazetari: Sulmi erdhi pas investigimeve për abuzimet dhe projektet energjetike në Dibër

10:04, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarit dhe botuesit të portalit “Bulqiza Ime”, Sami Curri, i është djegur automjeti, në një ngjarje që po hetohet si zjarrvënie e qëllimshme. Vetë Curri e cilëson këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë për shkak të punës së tij investigative dhe një përpjekje për ta frikësuar.

 I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI TV, ai u shpreh se ngjarja ka qenë më e vështirë për familjarët, ndërsa për të përbën një nga sfidat e profesionit. Curri prej rreth 10 vitesh drejton një media lokale të fokusuar në monitorimin e institucioneve në Dibër, duke raportuar mbi protesta, projekte energjetike dhe abuzime të dyshuara me fondet publike.

Ai theksoi se, edhe pse nuk ka pasur kërcënime të drejtpërdrejta, presionet dhe ndërhyrjet kanë qenë të vazhdueshme, shpesh në formë “këshillash” për të mos trajtuar çështje të caktuara. Sipas tij, djegia e makinës synon të krijojë frikë dhe autocensurë, jo vetëm tek ai, por edhe tek gazetarët e tjerë.

Pavarësisht kësaj, Curri deklaron se do të vijojë punën e tij investigative, ndërsa rasti ka ngritur shqetësime për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias në nivel lokal.

Curri:

Jam shumë mirë. Normalisht në ato orët e para, domethënë të ngjarjes janë pak problematike, më së shumti për familjarët se mbase në punën tonë të përditshme kjo gjëja... pra përballemi me sfida të ndryshme dhe kështu që them kjo konsiderohet një nga ato sfidat ose siç thuhet në një nga anët tona, ujë për të pirë, kështu që... Por për familjarët patjetër që është pak problematike se nuk janë mësuar me rrethana të tilla, tek rrethi shoqëror, familjarët më të afërt gjithashtu.

Flavio, për fat të mirë e njohim njëri-tjetrin gati, po them shumë vite, që në eksperiencat mëparshme televizive. Unë kam zgjedhur që pas studimeve të kthehem në vendlindje dhe prej afër 10 vitesh kam themeluar, si të themi, një portal që e kam projektuar po themi që të jetë një media lokale, që i shërben interesit publik dhe monitorimit kryesisht të punës së institucioneve vendore, pra bashkive që janë në qarkun e Dibrës edhe prokurimet që janë, le të them, pjesa kryesore tek investimet infrastrukturore. Gjithashtu edhe punën e institucioneve të drejtësisë, pra gjithmonë më shumë në nivel lokal.

Tek çështjet që ne po trajtojmë janë të shumta po them, sepse puna e përditshme, sidomos kjo lloj periudhe ka qenë shumë e ngarkuar së pari me shumë protesta, duke nisur nga panelet fotovoltaike, pra HEC-et që janë kthyer në protesta sidomos në Bulqizë, ka pasur disa organizime. Njëkohësisht, protesta të tjera për HEC-et që kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme dhe raportim të vazhdueshëm nga ana jonë.

Gjithashtu edhe disa abuzime të konsiderueshme që ne i kemi, i kemi konstatuar që kanë të bëjnë me përdorimin e parasë publike, fondeve publike në investime që janë kryer dhe që normalisht kanë në terren probleme të shumta. Ndërsa likuidimet kanë vazhduar me vlera milionëshe. Duhet t'i referohem këtu vetëm rastit të Gjoricës që është një ujësjellës që ka kushtuar afër 3.3 milionë euro dhe sot ai ujësjellës nuk është as në funksion dhe as nuk përdoret as për ujë të rrjedhshëm dhe as për ujë të pijshëm, që në thelb ky ishte vlera e investimit pra këtu duhet të shkonte, si me thënë.

Kemi ndjekur vazhdimisht përditshmërisht këto raportime që ne i kemi pasur, gjithmonë duke shfaqur atë problemet që vijnë nga përdorimi i fondeve publike.

Greta Togani: Po ndërkohë ju keni pasur më parë kërcënime, paralajmërime lidhur me raportimet tuaja në Bulqizë dhe në Dibër?

Nuk mund të them kërcënime, por ndërhyrjet janë të përditshme. Tani, kush punon në media dhe ka një, po themi, eksperiencë ca vite, nuk mund ta mohojë dot që ndikimi për çështje të caktuara mungon, se do rresh. Dhe mirë është mos të themi gjëra që s'janë. Ndikimi vjen normalisht mes miqve, familjarëve, pra fjalë që çohen që mos e ndiqe këtë çështje, mos ndiqet kjo çështje e caktuar dhe ka qenë shumë e theksuar kohët e fundit. Pra në formë këshilluese, nëse mund të them, miqësore që po dëmton tema të caktuara. Tani idenë nuk mund ta ta mohoj që s'ka pasur ndërhyrje për çështjet që trajtojmë.

Flavio, media sot po themi është e përqendruar sepse dhe vështirësitë financiare janë shumë të dukshme sidomos vitet e fundit, ne jemi vetë në treg dhe ka bërë që raportimi kryesisht të jetë i lokalizuar tek ajo unaza e vogël dhe unaza e madhe, tash që po themi e Tiranës, kupton? Pra në rrethe është edhe më vështirë dhe duke pasur këtë mungesën e mediave hulumtuese, si me thënë, abuzimet janë edhe shumë më të mëdha se ç'mund të jetë në një zonë ku po them mbikëqyrja mediatike është më e madhe. Fatmirësisht në Dibër nuk mund të themi që s'ka pasur raportime për abuzime të fondeve publike, por kur bashkohet politika dhe biznesi dhe krejt ato interesat për shfrytëzimin e pasurive natyrore ose po them, lidhje të shkurtra që futen edhe zgjedhjet pastaj, nëse do t'i bësh nderet që bën në zgjedhje dhe ato do t'i kthejnë mbrapsht, pra duan t'i marrin ato favorët që i bëjnë në zgjedhje, ky është rezultati.

Sepse, po them, nëse ngjarja nuk mund të shihet vetëm thjesht si djegia e një makine që ja u dogj një pronë, ajo është një vlerë 2500 euro, do të rekuperohet se s'është ndonjë hata e madhe. Po pas kësaj ngjarje është një synim për të frikësuar që të mos vazhdosh më tutje, pra të çohet një mesazh që shiko, kufiri është këtu dhe ti po krijon probleme dhe po sjell shqetësime sidomos tek njerëzit që janë të lidhur me këto interesa. Së dyti, është mesazhi që i çohet edhe te nivelet e tjerë, pra edhe një në Vlorë ose edhe një në Sarandë po them, në momentin kur sheh që një kolegu i digjet makina dhe sepse ka bërë punën e vet, ai do fillojë të ketë një lloj autocensure. Ky është halli edhe më i madh, pra njerëzit do fillojnë të intimidohen, të kenë një lloj frike, do sjellë dekurajim te te te kolegët gazetarë që të mos thellohen më tutje dhe të ngelin kryesisht në raportime të vakta ose të përcipta. Dhe tjetra është, edhe te mesazhi që i përcillet qytetarit, se në fund të ditës për njerëzit e kemi punën. Në momentin kur qytetarët shohin që një gazetar që perspozohet, ka një mbrojtje, ka dhe një lloj kështu mbrojtje edhe qoftë emri ë, sepse ky po bën punën e vet dhe i kundërvihet dhe i shkatërrohet prona, si mund të marrë... 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco