Sulejmani: Deklarata e Hoxhës ka ofenduar rëndë 107 mijë votues të 'VLEN', kërkim-falja minimumi etik...

Sulejmani: Deklarata e Hoxhës ka ofenduar rëndë 107 mijë votues të 'VLEN', kërkim-falja minimumi etik...

09:31, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një mesazh i zbuluar, qe  është dërguar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ku shqiptarët e Maqedonisë së Veriut etiketohen si “idiotë”, ka shkaktuar një skandal diplomatik dhe një valë reagimesh të ashpra. 

Koalicioni “VLEN” ka kërkuar zyrtarisht kërkim-falje publike, duke e cilësuar gjuhën fyese dhe të papranueshme.

Në një intervistë për “Kafe Shqeto” në SYRI TV, zëdhënësi i “VLEN”, Driton Sulejmani, tha se deklarata ka lënduar jo vetëm përfaqësuesit politikë, por edhe mbi 107 mijë qytetarë që kanë votuar për këtë koalicion.

Ai theksoi se, edhe pse mesazhi nuk është zyrtar, ai reflekton një qëndrim të papranueshëm dhe kërkim-falja është minimumi etik për të mbyllur çështjen.

Sulejmani shtoi se, pavarësisht situatës, bashkëpunimi me Shqipërinë do të vazhdojë, ndërsa pala shqiptare pritet të reagojë për të shmangur zvarritjen e mëtejshme të debatit.

Sulejmani: 

Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në një farë mënyre na ka bërë të ndihemi të ofenduar, për arsye se ai e ceku edhe vetë se nuk, nuk është një deklaratë zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme, por pa marrë parasysh faktin se nuk është e tillë si deklaratë, mendoj se edhe vetë, edhe nëse është shprehur në atë aplikacionin e WhatsApp, e tregon mendimin që ai ka për përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, gjë e cila nuk është fare në rregull, duke pasur parasysh mendimin që ne kemi për Republikën e Shqipërisë dhe për përfaqësuesit e atyre. Ne vazhdimisht jemi gëzuar me sukseset e Republikës së Shqipërisë.

Jemi munduar që të krijojmë një bashkëpunim shumë të mirë dhe kemi shumë, kemi bërë shumë në këtë drejtim dhe kur vjen një deklaratë e tillë e tipit të tillë, me të vërtetë na bën që të ndihemi keq. Dhe për këtë arsye kemi bërë edhe një reagim zyrtar, në të cilin kërkojmë që së paku, ajo që është mbi minimumi që duhet të bëhet është një kërkim-falje.

Po pa marrë parasysh që deklaratave, nuk është se zgjidh diçka një kërkim-falje, po thjesht do të ishte një një veprim i duhur, për arsye se në këtë rast idiot në thonjëza nuk janë quajtur vetëm përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Maqedonisë, po duhet të dini se Vlen-in e kanë votuar më shumë se 107 mijë shqiptarë, të cilët e kanë legjitimuar atë që të qeverisë në katër vitet e ardhshme.

Dhe çdo, çdo quhet, çdo deklaratë e tillë ku ofendohen përfaqësuesit e Vlen-it, domethënë në mënyrë indirekte janë ofenduar edhe ata 107 mijë veta që kanë votuar për Vlen-in dhe për këtë arsye do të ishte etike që të bëhet një kërkim-falje. Kjo nuk nënkupton që ne nuk do të vazhdojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Ne prapë do të jemi në koordinim të vazhdueshëm me Republikën e Shqipërisë dhe me zyrtarët e saj. Mirëpo mendojmë se nuk dëshirojmë që këtë temë ta trajtojmë shumë çdo ditë në politikën ditore. Për këtë arsye jemi të interesuar që ta përmbyllim sa më shpejt dhe të ecim para, thjesht me një kërkim-falje për atë që është thënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco