Në Paris e Itali çmimi i naftës më i ulët se në Shqipëri! Kepi: Ja dekreti i Melonit që ndihmon qytetarët, ndryshe nga Rama

18:52, 19/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Paris çmimi i naftës është nën 2 euro, ndërsa sot në Itali nafta u ble 2.19 euro/litre,  më ulët se në Shqipëri ku çmimi i naftës sot arriti në 217 lekë/litri, pra 2.3 euro. Shifrat u zbuluan nga të ftuarit e emisionit 'Task Force' sot në Syri Tv, Genc Burimi dhe Alba Kepi.

Ndërkohë qeveria italiane miratoi mbrëmjen e 18 marsit, një dekret urgjent për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, një situatë e lidhur me tensionet në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme, ndryshe nga Rama që nuk e cilëson të arsyeshme të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët nga rritja e menjëhershme e çmimeve të karburanteve.  

Sipas këtij dekreti, për një periudhë 20-ditore duke filluar nga data 19 mars, do të aplikohet një ulje e përkohshme e taksave mbi karburantet. Si rezultat, çmimi i benzinës dhe naftës do të ulet me 25 cent për litër, ndërsa për gazin GPL ulja do të jetë 12 cent për kilogram. Kjo masë pritet të reflektohet menjëherë në çmimet në pikat e furnizimit, duke sjellë një lehtësim të drejtpërdrejtë për konsumatorët. Përveç konsumatorëve individualë, paketa mbështet edhe sektorë kyç të ekonomisë.

 Gazetarja Alba Kepi në një lidhje direkte nga Roma për ‘Task Force’ në Syri TV sqaron efektet që do të ketë dekreti urgjent i kryeministres Meloni.

 Mbrëmë në darkë ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Këshillit të Ministrave, duke aprovuar një dekret apo një draft ligjor urgjent me afat 20 ditë. Nis prej sot, 19 mars deri në 8 prill, i cili ka disa masa. E para është, redukton me 25, me 0.25 cent çmimin e çdo litre si benzine ashtu dhe nafte. Ka reduktuar me 26% akcizën apo kreditimin tatimor ndaj autotransportatorëve. Dhe ka reduktuar me 20% gjithmonë akcizën sa i takon sektorit të peshkimit.

Një tjetër masë me impakt të lartë social është lëvrimi i një fondi prej 30 milionë eurosh për “kartën sociale”.

“Por ka bërë një gjë tjetër mjaft të rëndësishme. Ka lëvruar rreth 30 milionë euro për kartën sociale. Është ajo kartë e cila përdoret për t'i ndihmuar familjet në nevojë për produkte të ushqimit. Por në këtë rast ajo ka thënë, këtë kartë dhe këtë lëvrim prej 30 milionë eurosh, jua ofroj për ta përdorur dhe për furnizimin e familjeve në vështirësi për t'u furnizuar me benzinë, me karburant, për të jetuar. Sepse në fund të ditës, lëvizja me automjet apo dhe ata që punojnë e kanë të domosdoshme një masë të tillë”

Në kuadër të rritjes së transparencës, dekreti detyron të gjitha kompanitë e mëdha të hidrokarbureve që për një periudhë tre mujore të komunikojnë dhe publikojnë çdo ditë çmimet e tyre. Moszbatimi i këtij detyrimi do të shoqërohet me sanksione të ashpra, duke siguruar që tregu të funksionojë në mënyrë më të ndershme.

“I ka detyruar të gjitha kompanitë e hidrokarbureve apo kompanitë e furnizimit me, me naftë dhe benzinë, flas për kompanitë e mëdha, i ka detyruar që për tre muaj, çdo ditë të komunikojnë dhe të publikojnë çmimet e atyre autoboteve në të cilat ata furnizojnë pompat e benzinës, pompat e naftës. Pra, nëse nuk e bëjnë këtë gjë, ajo i sanksionon. Dhe ky draft urgjent vetëm për 20 ditë, do t'i japë kohë qeverisë të gjejë strategjinë më efikase për të ndihmuar konsumatorët, për të ndihmuar popullin italian në këtë moment kaq të vështirë rrjedhë e luftave të hapura gjatë, sidomos nga Irani dhe ngushticës së Hormuzit i cili është i mbyllur”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco