‘As Charles de Gaulle nuk i mbijetoi revoltës së rinisë’/ Arben Malaj: Një pushtet i korruptuar nuk mund t’i rezistojë vullnetit të popullit…

‘As Charles de Gaulle nuk i mbijetoi revoltës së rinisë’/ Arben Malaj: Një pushtet i korruptuar nuk mund t’i rezistojë vullnetit të popullit…

16:50, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar në lidhje me protestat e fundit, duke deklaruar se asnjë pushtet i korruptuar nuk mund t’i rezistojë vullnetit të një populli që ngrihet në këmbë.

Në një analizë të publikuar në rrjetet sociale, Malaj shprehet se protestat po marrin përmasa masive dhe se ato do të prodhojnë ndryshim politik. Sipas tij, rinia shqiptare, diaspora dhe të rinjtë në të gjitha trojet shqiptare po i japin një mesazh të qartë qeverisë: “Nuk të duam më”.

“Koha ka treguar se kur një popull ngrihet, asnjë pushtet i korruptuar nuk mund të qëndrojë gjatë. Sot, këtë po ia thonë qartë të rinjtë e Shqipërisë, rinia e diasporës dhe ajo e të gjitha trojeve shqiptare”, shkruan Malaj.

Ai akuzon qeverinë për arrogancë dhe përpjekje për të nxitur tensione sociale, duke e cilësuar atë si një pushtet të lidhur me krimin dhe oligarkinë.

Duke sjellë në vëmendje një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne franceze, Malaj bën një paralelizëm me Presidentin Charles de Gaulle pas revoltave studentore të Majit 1968. Sipas tij, edhe liderë me peshë historike janë detyruar të largohen kur kanë humbur mbështetjen e brezit të ri.

“De Gaulle e kuptoi se pa mbështetjen e rinisë nuk mund të qeverisej më me legjitimitet. Ai zgjodhi të provonte besimin e popullit përmes referendumit dhe, pasi mori përgjigje negative, dha dorëheqjen”, thekson Malaj.

Në përfundim, ish-ministri argumenton se historia ka treguar se kur rinia dhe diaspora bashkohen kundër korrupsionit, oligarkisë dhe krimit, rezultati është gjithmonë i njëjtë: ndryshimi politik dhe rrëzimi i regjimeve që humbin mbështetjen popullore.

#RiniaNukTëDo #ProtestaMasive #DiasporaMeRininë #JoBabëzisë #Maji68Shqiptar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco