Berisha: Çdo demokrat të bashkohet me këtë protestë, me një kusht, jo si militant, por si qytetarë

Berisha: Çdo demokrat të bashkohet me këtë protestë, me një kusht, jo si militant, por si qytetarë

15:46, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së Sali Berisha në një reagim në rrjetet e tij sociale u shpreh se demokratët kanë kërkuar largimin e Edi Ramës prej 13 vitesh, duke përballuar kërcënime, fyerje, presione dhe çdo formë sulmi politik. Ai theksoi se, ajo që dikur ishte një kauzë e opozitës, sot është shndërruar në një pakënaqësi të gjerë qytetare ndaj qeverisë Rama.

Berisha thekson se protestat që po zhvillohen aktualisht tregojnë se zëri kundër qeverisë nuk i përket më vetëm një force politike, por është shtrirë në mbarë shoqërinë shqiptare, duke reflektuar një krizë besimi ndaj qeverisjes.

Ai shton se ka nxitur çdo demokrat të bashkohet me protestën, por jo si militantë partie, por si qytetarë, duke e cilësuar këtë moment si një betejë për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit, përtej përkatësive politike.

Postimi:

Demokratët kanë kërkuar largimin e Edi Ramës prej 13 vitesh, duke përballuar kërcënime, fyerje, presione dhe çdo formë sulmi politik. Për vite me radhë, kjo betejë është trajtuar si një kauzë e demokratëve, por protestat që po zhvillohen sot dëshmojnë se pakënaqësia ndaj kësaj qeverie nuk është më vetëm e opozitës – është bërë zëri i mbarë shqiptarëve.

Kjo është arsyeja pse kam nxitur çdo demokrat të bashkohet me protestën. Por me një kusht: jo si militantë partie, por si qytetarë. Sepse kur një qeveri humbet besimin e qytetarëve, beteja nuk është më politike; është një betejë për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco