SYRI TV/ Qindra mijëra shqiptarë në protestë kundër qeverisë, qytetarët rrethojnë kryeministrinë

13:51, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qindra mijëra shqiptarë rrethuan këtë të shtunë Kryeministrinë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mijëra shqiptarë të diasporës zbarkuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një nga protestat më të mëdha kundër qeverisë që prej rënies së komunizmit. Protesta vijoi përgjatë gjithë natës, ndërsa qytetarët paralajmëruan se nuk do të largohen derisa kryeministri të japë dorëheqjen.

Qindra mijëra qytetarë protestuan në sheshin përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mijëra shqiptarë erdhën nga diaspora për t’iu bashkuar protestës më të madhe që ka parë Shqipëria që nga rënia e komunizmit. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbulua nga flamujt kuq e zi dhe thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës.

Qytetarët akuzuan kryeministrin Edi Rama për vjedhje, korrupsion, shitjen e vendit për pazare personale dhe për largimin e qindra shqiptarëve nga vendi, të cilët udhëtuan me orë të tëra për të protestuar kundër qeverisë.

Brenda dy orësh, qytetarët rrethuan Kryeministrinë në formë simbolike, duke i dhënë Edi Ramës mesazhin se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç largimit nga posti i kryeministrit dhe duke i vendosur një ultimatum për dorëheqje deri në datën 21 qershor.

Protesta vijoi gjatë gjithë natës. Qytetarë të shumtë e kaluan natën në sheshin përpara Kryeministrisë për të treguar se nuk do të tërhiqen derisa Edi Rama të largohet nga detyra.

E shtuna ishte kundërpërgjigjja më e madhe e shqiptarëve ndaj Edi Ramës, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar e cilësoi protestën si një mjet për të ushqyer algoritmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco