Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në sulme ndaj qindra mijëra qytetarëve që një ditë më parë rrethuan Kryeministrinë duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ndërsa nuk shfaqi asnjë shenjë reflektimi, Rama u përpoq ta paraqesë protestën, që është një revoltë ndaj qeverisjes së tij, si një betejë globale kundër Presidentit të SHBA-ve.
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar sërish të japë dorëheqjen, ndërsa nuk ka shfaqur asnjë shenjë reflektimi pas protestës ku qindra mijëra qytetarë rrethuan Kryeministrinë duke i kërkuar të largohet nga detyra. Rama sulmoi sërish qytetarët, duke i fyer dhe duke i cilësuar si turma histerike të varura nga algoritmi.
Ndërsa qytetarët po kërkojnë prej ditësh dorëheqjen e tij, duke e akuzuar për vjedhje, korrupsion dhe pazare personale në kurriz të vendit, Rama u përpoq ta cilësonte protestën si një kauzë globale anti-Trump.
Prej ditësh, Rama është përpjekur të zhvillojë dialog me një përfaqësi të protestuesve, por qytetarët kanë refuzuar bisedimet, duke e cilësuar të panegociueshme kërkesën për dorëheqjen e tij.
© SYRI.net