Diaspora shqiptare proteston në Bazel, qindra qytetarë në marshim me thirrje për dorëheqjen e Ramës

13:11, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qindra qytetarë shqiptarë nga diaspora janë mbledhur dhe kanë marshuar në rrugët e Bazelit, duke zhvilluar një protestë të organizuar ku janë parë flamuj kombëtarë dhe pankarta me thirrje politike. Ajo është shoqëruar me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe është zhvilluar në një atmosferë të qetë, por me pjesëmarrje të konsiderueshme.

Protesta në Zvicër, është pjesë e një vale të gjerë reagimesh për atë ç'ka po ndodh me zhvillimet në Shqipëri nën qeverisjen Rama. Ata shprehen se diaspora po luan një rol gjithnjë e më aktiv, duke iu bashkuar protestave të organizuara në disa qytete në mbështetje të protestave që po zhvillohen edhe brenda vendit.

Shqiptarët e diasporës theksojnë se qëllimi i këtyre marshimeve është të përcillet një mesazh i unifikuar nga shqiptarët jashtë vendit, të cilët kërkojnë ndryshim politik dhe angazhim më të madh ndaj shqetësimeve të ngritura në protestat e vazhdueshme në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco