'Shtet grabitës', Koka: Çmimet e karburantit rriten, qytetari paguan faturën e qeverisë

18:44, 19/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Çmimet e larta të karburantit në Shqipëri vazhdojnë të jenë një barrë e rëndë për qytetarët, ndërsa shteti po përfiton nga kjo krizë në vend që ta menaxhojë atë

I ftuar në emisionin Task Force, gazetari Bledian Koka u shpreh se çmimet e larta të karburantit në Shqipëri nuk janë thjesht një barrë për qytetarët, por një skemë ku shteti sillet si grabitës, duke përfituar nga kriza në vend që ta menaxhojë atë në shërbim të publikut.

Koka, theksoi se qeveria po përdor Bordet e Transparencës si fasadë, ku vetë kompanitë që duhet të kontrollohen janë bërë pjesë e mekanizmit, duke e kthyer krizën në mundësi për të mbushur arkën e shtetit.

Kjo, paralajmëron gazetari, ka pasoja direkte mbi xhepat e qytetarëve, duke rritur çmimin e çdo produkti dhe shërbimi, dhe tregon qartë se qeveria aktuale vepron kundër interesave të publikut, duke favorizuar një rreth të ngushtë biznesesh.

Pjesë nga deklarata:

Shiko, mendoj që e tregoi, qoftë pandemia, qoftë edhe kriza e Ukrainës. Duket si kriza e largët, por në fakt ka ndodhur para dy vjetësh e pak, ku në të dy rastet shteti doli me fitim. Pra, ky është i vetmi rast që shteti nuk sillet si rregullator në ndihmë të qytetarëve, por sillet si një grabitës për interesat e veta, sepse s'e di ku shkojnë më tashmë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kjo taksë progresive, kjo 20 e kusur përqindshi… Ke parasysh AKSHI-n, boll shikojmë dosjen e Belinda Ballukut. Po sigurisht, qartë, dhe meqë tashmë po shohim, kthehemi pak te premtimet. Klodi e tha pak më herët që këto gjëra pak a shumë i tha edhe para dy, tre dhe katër vjetësh. Bordin, kompaninë e shtetit e të tjerë.

E di çfarë ka ndryshuar? Ka ndryshuar vetëm që kësaj here nuk kemi Belinda Ballukun që dilte dhe i thoshte qytetarëve shqiptarë se abuzojnë pak me makinat: “E përdorni shumë makinën, mos shkoni me makina për të blerë bukën,” u thoshte shqiptarëve. Sot praktikisht, ishte dhe ky Karakaçi, që është zari i Belindës, ministër, dhe ai po në një fjali kishte të njëjtin konotacion. Që sigurisht kjo taksë, ose ky çmim, do t'i rëndojë më shumë atyre që përdorin më shumë makinën.

Kur u pyet për taksën e qarkullimit, tha që kjo taksë mund të hiqet, por rëndon më shumë ata që e përdorin më shumë makinën. Tramin që ka ndërtuar me Troç, hekurudhën… Karakaçi, ish-zëvendësministër, dhe ajo që e pagëzoi si ministër e kanë përfunduar në 2024-ën. Kështu që qytetarët shqiptarë nuk kanë gojë të flasin për Tramin dhe as për trenin. E kupton? Kështu që deri këtu janë në rregull.

Por sot shiko ku shkon. Thonë: ata që e përdorin më shumë makinën. Kush e përdor më shumë makinën? S’karburanti. E përdorin ata që ofrojnë ato pak shërbime që ka Shqipëria, ata që furnizojnë me lëndën e parë marketet, supermarketet, tregtimin, shërbimet e tjera. Pra, në fund fare, e dini kush i paguan këto kosto? Qytetari blen, konsumon, blen ujë, energji, të gjitha. Prapë se prapë, pavarësisht se me paturpësinë më të madhe del e thotë që ata që përdorin më shumë makinën do ta paguajnë më shtrenjtë naftën. Në fakt, nuk thotë të vërtetën: të gjitha këto i paguan qytetari, lekë më lekë, taksë më taksë, rritje më rritje.

Dhe prandaj shtrohet pyetja: qytetarët, çfarë mendimi kanë? Nuk i shqetëson fakti, sepse dikur kishte mungesë informacioni dhe nuk e dije. Por nuk i shqetëson fakti që këta, përveç se kanë karburantin më fundërrinë që ka ndonjë vend i botës në cilësi dhe ndotje, po e heqin pjesën tjetër. Nuk i shqetëson që Kosova, që s’ka as karburant e as port, dhe Maqedonia njësoj, ofrojnë çmime më të ulëta. Pyetja është: çfarë dreqin kanë këta? Çmimin e naftës e kanë më të lirë. Ka vetëm një ndryshim: ata kanë qeveri që, edhe me problematikat e tyre, i punojnë për qytetarët. Qytetarët shqiptarë kanë në krye një qeveri që punon kundër tyre, vetëm për interesin e një rrethi të ngushtë, të cilët nuk janë aty për t'i kontrolluar.

Për shembull, po ndiqja me vëmendje mënyrën si vepronte qeveria italiane e Zonja Meloni: nuk negocion fare me drejtuesit e karburanteve, i ka caktuar rregullat e lojës dhe shkon më tej, duke krijuar një organizëm që menaxhon përditë uljen e çmimit, 25%, 25 cent të taksës, pa i dhënë bordit gjë për të vendosur.

Në Shqipëri ndodh që krijohet një bord për naftën dhe ata që e shesin naftën janë pjesë e bordit. Minimalisht, në vend që ata të jenë përballë shtetit, shteti i merr dhe i ul në tavolinë. Praktikisht, ky shtet ka ngelur vetëm që, ndërkohë që lufton bandat kriminale, të ngrejë një bord edhe për të kontrolluar kriminalitetin, duke u thënë: mos e teproni shumë  me kriminalitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco