Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë/ Berisha: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ dhe ILD nuk guxuan të bëjnë një reagim

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë/ Berisha: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ dhe ILD nuk guxuan të bëjnë një reagim

10:33, 16/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK, nga ku akuzoi institucionet e drejtësisë për mungesë reagimi ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj sistemit të drejtësisë.

Berisha deklaroi se Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ dhe ILD nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike në mbrojtje të institucioneve gjatë kritikave të Ramës, duke i cilësuar drejtuesit e tyre si “zyrtarë që nuk guxojnë të mbrojnë institucionet”.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha u kundërshtua lidhur me një reagim të gjyqtarit të Apelit, Engert Pëllumbi, ndaj akuzave të kryeministrit për gjyqësorin. Ai tha se nuk kishte dijeni për një reagim të tillë dhe theksoi se deklaratat e bëra nga shoqatat e gjyqtarëve nuk përfaqësojnë qëndrime zyrtare institucionale.

Sipas Berishës, mungesa e reagimit nga institucionet kryesore të drejtësisë përbën “vetëposhtërim”, duke shtuar se historia e tyre do të mbetet “një histori turpi”.

FJALA E BERISHËS:

Në serialin e pafundmë të sharjeve të Edi Ramës ndaj Skapit që devijoi rrugën e partisë, ndaj gjykatës, ndaj prokurorëve, këta zyrtarë të themi të vërtetën nuk duhet të prish gojën, por këta meritojnë të quhen vetëm llum-zyrtarë, nuk guxojnë të bëjnë qoftë dhe një deklaratë të vetme në mbrojtje të këtyre institucioneve.

Keni parë ju një deklaratë të KLGJ-së, ILD-së, të Prokurorit të Përgjithshëm në mbrojtje të institucioneve gjatë sulmeve që u bënë për hir të Lubisë, ai në fakt i bëri për veten e vet, por sulmet lidheshin me dosjen e Lubisë, dhe ata nuk shqipëronin dot një fjalë të vetme në mbrojtje të institucioneve sepse institucionet u sulmuan në mënyrën më të egër.

Gazetarët: Jeni pak i pasaktë zoti Berisha, se gjyqtari i apelit që ka caktuar masën ndaj jush, ka bërë pikërisht reagim ndaj zotit Rama për akuzat ndaj gjyqësorit?

Sali Berisha: Cili është ky gjyqtar?

Gazetarët: Engert Pëllumbi.

Sali Berisha: Unë nuk kam parë asnjë reagim të tij, por unë do të kontrolloj dhe njëherë.

Gazetarët: Ka reaguar si kryetari i një shoqate...

Sali Berisha: Jo, si shoqatë është tjetër, nuk është ashtu. Nuk thashë shoqatat. Janë dy shoqata që kanë reaguar. Shoqatat po, por nuk janë institucione zyrtare. Institucionet zyrtare që duhet të flisnin janë institucionet e drejtësisë.

Pra, a keni parë vetëposhtërim më të madh të këtyre institucioneve se sa në këtë rast? Në kulmin e sulmeve nuk flasin një fjalë, nuk shqiptojnë një presje as Metani, as Toska, as Olsi, asnjë prej tyre.

Këta janë e keqja banale e vendit dhe kaq mund të themi për ta. Ndaj dhe historia e tyre do të arkivohet si një histori turpi, si një histori njerëzish pa dinjitet, njerëzish mercenarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco