Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, deklaroi se problemi kryesor i çmimit të lartë të karburanteve në Shqipëri lidhet me ngarkesën e lartë fiskale dhe jo vetëm me tregun apo me grosistët.
Sipas tij, rreth 60% e çmimit të një litri karburanti përbëhet nga taksa që shkojnë për qeverinë, një nivel më i lartë se në shumë vende të tjera.
Bozdo theksoi se në vende si Maqedonia dhe Kosova çmimi i naftës është rreth 25–30% më i lirë, edhe pse furnizimi bëhet në të njëjtat tregje ndërkombëtare. Ai shtoi se vendet europiane kanë mekanizma për të ulur presionin e çmimeve në kohë krize, ndërsa sipas tij në Shqipëri këto masa mungojnë.
Sipas deputetit, rritja e çmimeve sjell edhe rritje të të ardhurave për qeverinë për shkak të TVSH-së, duke pretenduar se gjatë pandemisë shteti mund të ketë përfituar deri në 350–400 milionë euro shtesë nga çmimet më të larta. Bozdo kritikoi gjithashtu nivelin e shërbimeve publike, duke argumentuar se shqiptarët paguajnë taksa të larta, por marrin shërbime me cilësi të ulët në krahasim me vendet e zhvilluara.
Bozdo:
Problemi kryesor këtu, megjithëse nuk e anashkaloj si çështje, nuk është në ç'mënyrë grosistët sjellin dhe abuzojnë apo jo. Kjo është një histori tjetër e cila duhet parë, jo vetëm në kohë krizë, por duhet parë gjithmonë. Argumenti kryesor këtu qëndron tek fakti se ne kemi strukturën më të ngarkuar fiskale të çmimit të karburantit, lëndës djegëse.
Dhe, mjafton të shikojmë se çfarë ndodh në Maqedoni, mjafton të shikojmë se çfarë ndodh në Kosovë, çfarë ndodh në, po doni edhe në Greqi, ku çmimi i naftës, edhe pse furnizohemi në të njëjtën mënyrë... Në të njëjtin treg, në të njëjtën mënyrë, pak a shumë me të njëjtin logjistikë. Madje Maqedonia e ka logjistikën më të shtrenjtë se Shqipëria, sepse... Sepse, sepse që e transporton të paktën tek ne, se portet nuk i ka të vetat. Megjithatë, në Maqedoni, çmimi i naftës është 30% më i lirë sot, ndërsa flasim, sesa sesa në Shqipëri, 25% më i lirë. Pra, problem kryesor këtu nuk është thjesht rritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, apo në bursat ndërkombëtare. Problem kryesor është që: A, ne kemi strukturën më të ngarkuar fiskale, rreth 60% e çmimit të litrit të karburantit që paguajmë, shkojnë taksa për qeverinë shqiptare. Në një kohë që, do të thotë dikush, po vendet e tjera si e kanë? Po ju them, vendet e OECD-së, këtë ngarkesë e kanë nga 45 deri në 50%.
Po ama po flasim për vende që të ardhurat i kanalizojnë në shërbime publike, jo vende si Shqipëria që të ardhurat nuk kthehen në shërbime publike.
Gjendjen e shkollave, gjendjen e spitaleve, gjendjen e gjithçkaje. Po flasim, vendet e OECD-së kanë nivelin më të lartë social dhe ekonomik sot. Po flasim për vende që i duhet të shpenzojnë për ta mbajtur atë nivel. Jo vende si Shqipëria që nuk e kanë dhe me sa duket s'kanë për ta patur në qoftë se vazhdon kjo gjë. Pra, kryesorja është ngarkesa fiskale. Për më tepër, në çastet që kriza verifikohen dhe krizat janë jashtë vendimmarrjes tonë, jashtë, ne nuk luajmë asnjë rol në këtë gjë. Ne jemi vetëm aktorë, më falni, vëzhgues të një, të një krize që ndodh.
Atëherë, në të njëjtin pozicion është edhe Evropa, në të njëjtin pozicion është dhe Greqia, në të njëjtin pozicion është dhe Italia, ë? Atëherë, këto vende kanë mekanizma, sepse llogaria është shumë e thjeshtë Flavio. Për çdo litër karburant i cili nuk shpenzohet në ekonomi për çështje të shtrenjtësisë së çmimit, ka një mungesë të prodhuar të prodhimit ekonomik të vendit. Pra, është njëlloj. Pse investojmë në rrugë? Sepse jemi të sigurtë që rrugët, që hyjnë në infrastrukturë, na e kthejnë investimin 1.5 herë, 1.7 herë. Kjo është mantra e filozofisë ekonomike.
Jo, po edhe, edhe ajo është pjesë e ekonomisë, sigurisht, sepse vende të caktuara jetojnë me me me fundjavën dhe me turizëm. Në qoftë se nuk e blejmë këtë karburant, ky karburant që ne na mungon, kthehet në mungesë të prodhimit. Mjafton t'ju them edhe një fakt tjetër, në 2005-ën unë kam qenë zëvendësministër i Ekonomisë dhe Energjisë në atë kohë, dhe Shqipëria vinte me probleme të mëdha të furnizimit me energji elektrike. Tirana përballej me katër orë, gjashtë orë, vende të caktuara dhe 12 orë, rrjete të caktuara dhe 12 orë. Dhe kryeministri në atë kohë, zoti Berisha, tha një shprehje e cila qëndron edhe sot: "Energjia më e shtrenjtë, është energjia që mungon". Edhe në këtë rast, në qoftë se mungon, mungon për arsye të... jo thjesht si benefit, por si gjenerator. Ekonomia duhet të shkojë përpara. Dhe ndërsa vendet e tjera si Italia dhe Greqia kanë mundësi që të marrin masa për ta ulur sadopak presionin mbi konsumatorin familjar apo konsumatorin e ekonomisë, pse jo mos ta bëjë këtë gjë dhe Shqipëria? Tutje debatit sa i ngarkuar është fiskalisht. Por e ngarkuar fiskalisht besoj është një debat që ne e kemi, e kemi ezauruar. Të gjitha mendimet tona për ulje të ngarkesës fiskale, qeveria nuk i ka marrë ndonjëherë në parasysh në 12 vite.
Nuk duhet të ngatërrojmë. Atëherë, jo jo duhet të reflektohet dhe këtu është çështja e Autoritetit të Konkurrencës.
Për një treg të vogël si Shqipëria, struktura e furnizimit ka për të qenë gjithmonë oligopol. Kjo është e pa, është e pashmangshme, sepse nuk mund të ketë 100 kompani që bëjnë të njëjtën gjë se nuk ka interes ekonomik. Do ketë dy, tre apo katër maksimalisht. Në fakt tregu ndahet mos në dy apo në tre kryesoret, këta janë ndarësit e mëdhenj të tregut. Dhe sigurisht një autoritet konkurence këtu vëzhgimin duhet ta mbajë vazhdimisht. Por ju them që problemi kryesor në çmimin e naftës nuk është loja që mund të bëjnë këta. Ai ekziston si problem dhe është, duhet të jetë gjithmonë në fokus të institucionit përkatës, të Autoritetit të Konkurrencës. Problemi kryesor që ne furnizohemi tash e kaq kohë, 12 vite, 13 vite, 15 vite me naftë shumë të shtrenjtë, është ngarkesa fiskale. Ngarkesa fiskale është shumë e lartë. Ngarkesa fiskale është shumë e lartë dhe më e bukura është, e dini që ndërsa çmimi i naftës rritet... rritet dhe ngarkesa fiskale? Jo jo rritet ngarkesa fiskale, po, po qeveria pasurohet? Sigurisht. Sepse baza është TVSH-ja. E dini sa, që qeveria shqiptare gjatë pandemisë, për shkak të rritjes së çmimeve, të karburantit dhe të mallrave bazë, mund të ketë futur surplus 350 milionë deri në 400 milionë euro në xhep, të cilat vështirë se ju kthyen mbrapsht taksapaguesve gjatë pandemisë po ju them duke folur. Pra, ne duhet të shohim mundësirat dhe nëpërmjet një projektligji që jemi duke, jemi duke e përfunduar...
Nuk besoj se e ka. Ë, shqiptarët kanë një perceptim, besoj unë deri diku, ë, janë të ndjeshëm deri diku ndaj korrupsionit të madh, jo ndaj korrupsionit të vogël apo rryshfetit. Kjo është për fat të keq është bërë normë kulturore këtu në Shqipëri. Dhe korrupsionit të madh, pra afera, mega-afera siç është Belinda Balluku, Erion Veliaj, nuk do të dua t'i vë as dysheme, as tavan sepse, por janë aferat e rëndësishme dhe besoj të gjithë e ndjejnë një gjë të tillë. Por kur vjen puna te taksat, ë, nuk besoj që ka një ndjesi sa të larta janë taksat, madje për fat të keq nuk ka ndjesi edhe çfarë shërbimesh merr mbrapsht shqiptari nga kjo taksë. Se nuk është problemi vetëm te taksat e larta. Po do t'ju jap një, ne kemi një model ekonomik që quhet Zvicër apo vendet skandinave. Këto janë vende të cilat me vetëdije aplikojnë taksa të larta. Por po me kaq përgjegjshmëri kthejnë mbrapsht, pra ai kontribuon në taksa duke e ditur që këto do t'ia marri te shkolla, te kopshti, tek spitali, tek lulishtja, tek pastërtia, tek qetësia, te rendi publik, te standardi i lartë i jetesës. Problemi është që ne kemi taksa shumë të larta, edhe në krahasim me vendet e tjera, kemi ngarkesë të lartë fiskale, rreth 42% në total. Jemi vend, nuk po them shumë i lartë sepse duhet të krahasosh, por jam shumë i sigurt që kundrejt një ngarkese shumë të madhe fiskale, jemi ata që marrim shërbimet me cilësinë më të ulët. Kjo është e padiskutueshme në Evropë. Duhet të jemi vendi i fundit nëse bëjmë një, një, dhe këtu shqiptarët nuk janë të ndërgjegjshëm për fat të keq, nuk e kuptojnë që lënë shumë dhe marrin shumë pak mbrapsht. Këtë nuk arrijnë ta kuptojnë. Dhe siç është ky rast, paguajnë vërtet. Ne pse paguajmë? Paguajmë me taksa të larta, supozojmë biem dakord, kemi një konsensus social që të paguajmë këto taksa të larta për karburantin. Por unë dua të kem një mekanizëm mbrojtës që kur karburanti kërcen tutje mundësive të mia, qeveria ato që i ka marrë mbrapsht t'i kthejë në një mënyrë, pra të bëjë, ose të paktën të tregojë që ka bërë çdo gjë që është e mundur për ta mbajtur nën kontroll.
© SYRI.net