Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në javën e tij të tretë dhe pasojat ekonomike po ndihen në mbarë globin. Bllokimi i nyjes strategjike të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 25% e naftës dhe gazit të planetit, ka shkaktuar një goditje të fortë në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës ka kapërcyer pragun e 100 dollarëve për fuçi, nga rreth 65 dollarë që ishte para fillimit të sulmeve, duke paralajmëruar një rritje të mëtejshme të kostos së jetesës dhe një valë inflacioni që po prek edhe Shqipërinë.
Në një analizë të situatës, i ftuar në SYRI I BOTËS, me Dori Dakën në SYRI TV, eksperti i çështjeve të gjeopolitikës dhe energjetikës, Bledar Milaqi, e përshkroi Ngushticën e Hormuzit si një “pikë nevralgjike” jo vetëm për tregtinë e hidrokarbureve, por për të gjithë ekonominë globale. Sipas tij, tregu ka kaluar nga një situatë teprije të ofertës në një defiçit të theksuar, duke bërë që rreth 20% e ofertës globale të mungojë.
“Kjo rritje çmimesh reflektohet jo vetëm në konsumin ditor të qytetarëve, por edhe në rritjen e inflacionit në të gjithë Bashkimin Europian dhe tregjet globale, duke goditur industrinë e rëndë dhe sektorët me konsum të lartë energjie,” shpjegoi Milaqi.
Por ndërsa qytetarët dhe ekonomitë perëndimore përballen me vështirësi, ka një përfitues të madh nga ky kaos. Sipas ekspertit, fituesi kryesor gjeopolitik i kësaj krize është Rusia. Si një fuqi energjetike globale, Rusia po sheh një rritje masive të të ardhurave nga shitja e naftës së saj. Çmimi i naftës së Uralit ka arritur gjithashtu limitin e 100 dollarëve, duke i sjellë arkës së shtetit rus fitime marramendëse.
Milaqi:
Përshëndetje, ju falenderoj edhe për qartësinë, por gjithashtu dhe për rikthimin në vëmendje të intervistës së fundit sepse është domethënë pak a shumë si, jo thënie profetike domethënë ose profeci, por është diçka domethënë që në të vërtetë asaj që i druheshim ne të gjithë domethënë, pak a shumë ndodhi. Kështu që me kënaqësi të analizojmë situatën.
Ngushtica e Hormuzit, siç e përmendët ju, domethënë është një ngushticë ose pikë nevralgjike e ekonomisë botërore, jo vetëm në një farë mënyre e tregtisë globale të hidrokarbureve, por në vetvete dhe e ekonomisë globale apo globalizmit, sepse aty kalojnë jo vetëm anije domethënë anije që transportojnë naftën, por dhe anije mallrash. Ju e përmendët që aty afërsisht domethënë 20 deri 25% e konsumit global domethënë të hidrokarbureve kalonte. Ishte një lloj dhe duke qenë domethënë duke pasur këtë rëndësi nevralgjike por dhe gjeopolitike, gjithmonë diskutohej dhe më parë si një lloj mënyrë presioni nga regjimi iranian domethënë që të mbyllej kjo apo dhe aktualisht siç po diskutohet dhe të minohet kjo ngushticë, që do ta bënte të pakalueshme jo vetëm një farë mënyre edhe për anijet armike të të kalonin aty, por dhe për ato që do të që aktualisht konsiderohen ende si partnerë strategjikë, për shembull siç janë anijet kineze me të cilat Irani në një farë mënyre ka ruajtur një lloj marrëdhënie strategjike përsa i përket fushës së energjisë. Për ata që na ndjekin, ju e përmendët domethënë, domethënë para datës 28 shkurt një fuçi nafte që është ajo lloji kryesor që njihet nafta Brent tregtohej me afërsisht 65 deri 75 dollarë fuçia.
Aktualisht ne kaluam diku dy-tre ditë përpara kaluam 118 dollarë për fuçi, aktualisht ka rënë pak çmimi, është afër domethënë 100$, domethënë për fuçi, po kemi prapë një rritje të çmimit prej afërsisht 65 deri 75% dollarë. Kjo reflektohet patjetër pastaj jo vetëm në konsumin ditor të konsumatorëve por dhe në inflacion. Aktualisht flitet domethënë po rritet inflacioni në të gjithë Bashkimin Europian, por dhe në tregjet globale dhe më pas reflektohet dashi pa dashje dhe në industrinë e rëndë apo dhe në industrinë e cila quhet që ka domethënë është intensive përsa i përket konsumit të energjisë dhe dashi pa dashje dhe aty pastaj kemi pasoja të tjera që mund të reflektohen qoftë në defiçit apo regresion. Kishim një situatë përpara luftës, një situatë teprije domethënë përsa i përket ofertës si të them të naftës në vetvete dhe tani kemi aktualisht një situatë defiçiti domethënë. Në momentin që diku 20% të ofertës i mungon tregut global, kjo do të reflektohet jo vetëm në çmime por dashi pa dashje dhe në një sjellje konkurence midis shteteve. Kështu që në vetvete kemi madje dhe pastaj paralelisht rritje të çmimit, për shembull e zëmë të naftës që ofron Rusia. Domethënë Rusia është gjithashtu një nga shtetet kryesore në nivel global me resurset e naftës apo resurset e gazit dhe të naftës dhe aty është vënë re një lloj rritje e çmimit për shkak të rritjes së kërkesës nga shtetet të cilat në një farë mënyre kanë kanë kërkesë për këtë produkt.
Më lejoni ta nis kjo aspekti i pyetjes së fundit sepse domethënë lidhet drejtpërdrejtë edhe me ndryshimin ose ndryshimet gjeopolitike në vetvete. Fituesit kryesor aktualisht patjetër që është Rusia, sepse siç thashë ajo vetë është në vetvete një fuqi energjitike globale, domethënë ka rezerva të cilat i lejojnë asaj të eksportojë qoftë naftë apo gaz dhe çmimi i naftës nga zona e Uralit ka qenë domethënë para luftës diku 59 dollarë për fuçi dhe vetë kjo, vetë kjo, ky burim domethënë ka arritur gjithashtu limitin e 100 dollarëve për fuçi, çka e lejon ndoshta pa dashje Rusisë të të ketë dhe të ardhura ose rritje të të ardhurave për kasën e shtetit dhe të mos harrojmë që vetë burimet energjitike janë gati ose përbëjnë gati 1/4 e asaj që quhet prodhimi bruto në Rusi, duke pasur parasysh dhe faktin që Rusia është tashmë prej katër vitesh në një front të aktiv lufte ose përballje domethënë konflikti me Ukrainën, kështu që ekspertët në një farë mënyre ekspertët e sigurisë apo dhe atyre një farë mënyre krahasimeve që bëjnë krahasimet e kontigjenteve ushtarake, për shembull kanë llogaritur domethënë sepse kemi diku te 6 miliardë në këto dy, në këto dy javë kemi 6 miliardë të ardhura, rritje të ardhurave të Rusisë nga si të them tregtia e energjisë, diku 500 milionë fitime domethënë dollarë fitime ditore, çka i lejon Rusisë për shembull e zëmë vetëm nga Irani të blejë afërsisht një 17.000 dronë Shahed të cilët kanë një lloj një lloj precizioni ushtarak. Kështu që në këtë kontekst kemi fitues Rusinë.
Ka diskutime nëse Kina në vetvete është fituese apo humbëse. Gjykoj që Kina aktualisht është një pozicion shumë të vështirë përsa i përket domethënë asaj situatës energjitike sepse Irani dashi pa dashi ishte një nga furnizuesit kryesor të Kinës me hidrokarbure. Kështu që besoj, ka fjalë domethënë që regjimi iranian pikërisht ato transportuesit e mallrave apo dhe hidrokarbureve nga Kina janë lejuar të kalojnë ngushticën e Hormuzit. Nuk mund ta konfirmoj këtë, por që besoj nëse do të ketë një lloj trajtimi të veçantë përkundrejt Kinës nuk do të nuk do të vihet re në terma afatgjatë apo afatmesme, por në terma afatshkurtër besoj që dhe Kina e ndjen në një farë mënyre dhe është pjesë e palës humbëse, përpos pastaj të gjithë vendeve të rajonit që në një farë mënyre vuajnë drejtpërdrejtë pasojën e e mbylljes së kësaj ngushtice.
© SYRI.net