Në një potsim në rrjetet sociale Erisa Xhixho thekson se çmimi i naftës në Shqipëri është i mbingarkuar nga taksat, duke rënduar qytetarët dhe duke pasuruar qeverinë në mënyrë disproporcionale.
"Pse nafta në Shqipëri kushton rreth 200 lekë për litër?
Sepse 60% e këtij çmimi janë taksa që shkojnë direkt në buxhetin e shtetit. Këtë tashmë e ka pranuar edhe qeveria.
Sa herë rritet çmimi i naftës, rritet automatikisht edhe vlera e TVSH-së (20%), që do të thotë më shumë para për qeverinë dhe më shumë kosto për qytetarët.
Le t’i analizojmë taksat:Nga kjo taksë, qeveria mbledh rreth 300 milionë euro në vit, por në realitet për mirëmbajtjen e rrugëve shpenzon vetëm rreth 55 milionë euro. Pra, as taksat që mbledh nuk është e aftë t’i shpenzojë.
Ndërkohë, rritja e çmimit të naftës rrit menjëherë çmimet e produkteve bazë si buka, mielli, makaronat, vaji etj. Për këtë arsye si Parti e Lirisë kemi propozuar në Kuvend pezullimin e menjëhershëm të Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, si një masë që do të ulte direkt çmimin e karburantit.
Ndaj qeveria të mos bëjë teori për borde të dështuara, por të ulë taksat dhe të marrë masa për uljen e çmimit të naftës, sikundër po bëjnë të gjitha vendet e rajonit.
Qytetarët shqiptarë nuk mund të vazhdojnë të paguajnë për paaftësinë dhe grabitjen që bën kjo qeveri me taksat", u shpreh Xhixho.
© SYRI.net