Prej orës 08:00 ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Shkodër.
Në këtë proces zgjedhor kanë të drejtë vote rreth 7.100 anëtarë të kësaj force politike.
Proçesi i votimit po zhvillohet në hollin e teatrit "Migjeni", ku anëtarët e Partisë Demokratike mund të votojnë deri në orën 18:00.
Në orët e para vihet re një pjesëmarrje e lartë e anëtarëve për të votuar. Në garë për drejtimin e degës së PD Shkodër janë Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibroja.
Pas përfundimit të procesit të votimit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave, ndërsa më pas do të shpallet fituesi që do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në Shkodër.
© SYRI.net