Nis procesi i votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Degës së PD Vlorë

Nis procesi i votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Degës së PD Vlorë

09:27, 15/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot, më 15 mars, pranë Degës së Partisë Demokratike në zonën e Skelës në Vlorë, po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD Vlorë. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë në 18:00.

Në garë për drejtimin e degës janë dy kandidatë: Nada Meçorapaj, ish-deputete dhe aktualisht sekretare e degës së PD në Vlorë, si dhe Daling Banushi, anëtar i kryesisë së PD Vlorë.

Sipas informacioneve nga vendi i votimit, procesi ka nisur i qetë, ndërsa është vënë re edhe një interes i konsiderueshëm nga anëtarët e Partisë Demokratike në Vlorë për të marrë pjesë në votim.

Në këtë proces zgjedhor kanë të drejtë vote rreth 1500 anëtarë të PD Vlorë, të cilët do të zgjedhin drejtuesin e ri të degës përmes votës së tyre gjatë ditës së sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco