Dita e djeshme solli një moment të tensionuar gjatë konferencës për shtyp të Kryeministrit Edi Rama, ku u shënua një përplasje mes tij dhe gazetares Ambrozia Meta.
Incidenti përfundoi me ndalimin e gazetares nga pjesëmarrja në konferencat e ardhshme, duke shkaktuar reagime të shumta në media dhe opinioni publik.
LEXO EDHE: Rrjeti 'SafeJournalists' shpreh shqetësim për trajtimin e gazetares Ambrozia Meta nga Edi Rama
Në një postim në rrjete sociale, gazetari Flavio Qarri publikoi një denoncim të fortë nga një qytetar, i cili tregon për përjetimet e tij personale lidhur me burgosjen e babait gjatë mandatit të parë të Ramës, në një çështje që lidhet me energjinë elektrike.
Në mesazhin e tij, qytetari kundërshton deklaratat publike që thonë se në burg janë futur vetëm ata që kanë lidhje të dyfishta apo që kanë vjedhur nga shtyllat elektrike, duke theksuar se familja e tij nuk ka pasur asnjë lidhje të tillë.
Ky postim vjen në një kohë kur raportet mes pushtetit dhe medias janë në një pikë kritike, duke nxitur debate mbi transparencën, lirinë e informimit dhe respektin ndaj gazetarëve në Shqipëri.
© SYRI.net