Vasili: Pashai i Korrupsionit ka fytyrë dhe akuzon denoncuesin e korrupsionit, SYRI TV

Vasili: Pashai i Korrupsionit ka fytyrë dhe akuzon denoncuesin e korrupsionit, SYRI TV

19:52, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili

Pashait të korrupsionit, kur ia akuzojnë hajdutët e tij, i quan të pafajshëm, megjithëse bubullojnë e gjëmojnë mijëra prova, fakte e dokumente.

Ndërsa kur ky akuzon të tjerët, atëherë ata janë të fajshëm, megjithëse pa fakte e prova.

Ky ka në mend vetëm Radiotelevizionin e Partisë së Punës apo televizionet këllira, që i ka blerë me eurot e qelbura të inceneratorëve dhe të korrupsionit, që shembi e shqeu rrugët anë e mbanë Shqipërisë.

Ndërsa televizionet si Syri, që thonë të vërtetën, e tmerron dhe e lënë pa gjumë.

Ndaj sillet si alabak rrugësh dhe humb kontrollin, e bëhet gazi i botës nga pyetjet objektive dhe profesionale të Ambrozia Metës, të cilat i djegin kaq shumë.

Të gjithë jemi me Ambrozian dhe Syri Tv, se jemi me të vërtetën dhe jo me mashtrimet e Pashait të korrupsionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco