‘Rama ka shkalluar aq shumë sa...’/ Përjashtimi i gazetares Ambrozia Meta, Qarri: Ka dy javë ka ikur nga mendorja

‘Rama ka shkalluar aq shumë sa...’/ Përjashtimi i gazetares Ambrozia Meta, Qarri: Ka dy javë ka ikur nga mendorja

17:44, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Flavio Qarri ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pas përjashtimit të gazetares së Syri Tv, Ambrozia Meta nga konferencat me mediat në institucionin e qeverisë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Qarri shkruan se Rama shkalloi aq shumë nga pyetjet e gazetares Ambrozia Meta, sa nuk arriti të shohë qartë që teksa nuk e lejoi më të jetë prezente në Kryeministri, përzuri ‘pa dashje’ edhe gazetarin tjetër, Isa Myzyraj.

‘Ky ka shkalluar aq shumë sa nuk pa që me Ambrozian e Syri-t përzuri dhe Isain e Report-it. Hajde çatrafillosje hajde’, ironizoi Qarri.

‘Durohet Bollino tani që do na japë leksione gazetarie kritike. Në dt 27 mars do postoj atë meme-n: ka dy javë ka ikur nga mendorja’, përmbylli reagimin gazetari Flavio Qarri në solidaritet me kolegen e tij Ambrozia Meta pas përjashtimit nga konferenca që kryeministri Rama po mbante.

Statusi

Ky ka shkalluar aq shumë sa nuk pa që me Ambrozian e Syri-t përzuri dhe Isain e Report-it. Hajde çatrafillosje hajde.

Durohet Bollino tani që do na japë leksione gazetarie kritike

Në dt 27 mars do postoj atë meme-n: ka dy javë ka ikur nga mendorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco