Kërkoi revokimin e pezullimit nga detyra, GJKKO rrëzon Belinda Ballukun

Kërkoi revokimin e pezullimit nga detyra, GJKKO rrëzon Belinda Ballukun

16:36, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Belinda Ballukut, e cila kërkonte revokimin e pezullimit të detyrës si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi u mor këtë të premte, ndërsa kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erion Çela.

Balluku kishte kërkuar që kjo masë të mos ishte më në fuqi pasi e ka humbur objektin e saj. Kundër këtij vendimi të marrë nga GJKKO-ja, Balluku mund të ankojë brenda pesë ditëve në Apelin e Posaçëm, që nga sot.

Vendimi i GJKKO:

Kërkuesja (e pandehura) Belinda Balluku me datë 13.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë)”, të caktuar ndaj kërkueses me Vendimin Nr. 118, dt.19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Konstatimin e shuarjes/rënies së kësaj mase sigurimi personal me karakter ndalues.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260/1, 262/2 dhe 267 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 229 datë 13.03.2026, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (të pandehurës) Belinda Balluku.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës“, njofton GJKKO-ja“, njofton GJKKO-ja.

Kujtojmë se Parlamenti votoi më 12 mars kundër kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Me 82 vota kundër të maxhorancës socialiste dhe 47 pro të deputetëve të opozitës u rrëzua kërkesa për ndryshimin e masave të mëparshme, dhënë nga Gjykata e Posaçme, ajo e pezullimit nga funksionet qeveritare dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco