Gazetarja e Syri TV, Ambrozia Meta, u përjashtua nga konferenca me gazetarët nga vetë Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp, pasi i drejtoi një pyetje lidhur me mbrojtjen politike që shumica qeverisëse i bëri Belinda Ballukut përballë kërkesës së SPAK.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, theksoi se kjo sjellje tregon nervozizmin dhe përpjekjen e qeverisë për të shmangur përgjegjësinë politike për aferat që, sipas opozitës, rëndojnë mbi ish-ministren e Infrastrukturës.
Postimi:
Dhuna e ushtruar sot nga Edi Rama ndaj gazetares së Syri-tv, Ambrozia Meta tregon jo vetëm situatën e rënduar mendore të Kryeministrit, por dhe gjendjen e Republikës Balluku.
Pasi mbrojti dje në Kuvend me votë vjedhjet që ka kryer me bashkëpunëtoren e tij më të ngushtë, Edi Rama nuk pranon tanimë as pyetje për këtë çështje.Shpërthimi i tij nervoz sot dhe përzënia e gazetares është pjesë e skemës së tij për paprekshmërinë.
E dënoj ashpër këtë sulm ndaj medias së lirë nga një Kryeministër që pretendon se po hap kapitujt me BE.
Ditë edhe më të veshtira do vijnë për Edi Ramën. Republika e tij Balluku nuk e ka të gjatë!
© SYRI.net