E denoncuar si një afere korruptive dhe e rrezikshme për Shqipërinë/ Rama nuk tërhiqet: Porto Romano nuk do të ndalet…

E denoncuar si një afere korruptive dhe e rrezikshme për Shqipërinë/ Rama nuk tërhiqet: Porto Romano nuk do të ndalet…

13:15, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe pse u detyrua që të hiqet dorë nga tenderi ndërkombëtar me fitues të paracaktuar për Porto Romanon, kreu i qeverisë sot ka vijuar të mbushë velët e propagandës duke u shprehur sërish për armiqtë të jashtëm dhe të brendshëm.

Gjatë një konference shtypi kryeministri Rama tha se nuk tërhiqet nga ndërtimi i Portit në Porto Romano, ndërsa dha mesazhin se “ata që fërkojnë duart e kanë gabim”.

Kreu i qeverisë u shpreh se pas tërheqjes së kompanisë për shkaqe ekonomike, tha se po përgatitin hapin e radhës, por nuk sqaroi çfarë do të jetë hapi i radhës dhe sa do të jetë niveli i korrupsionit.

Rama u shpreh më tej se “të gjithë ata që kane menduar se do ta nënshtrojnë qeverinë e Shqipërisë qofshin forca të brendshme apo të jashtëm do  mbeten me gishtin që do ta zgjedhin vetë në gojë”.

“Nuk e kemi fare informacionin që ka pasur ndonjë komponent tjetër që  ndikuar në tërheqjen e kompanisë. Por unë dua ti jap një mesazh atyre që kanë penguar portin dhe që  fërkojnë duart që mendojnë se ia dolën. E kanë shumë gabim, sepse thjesht kanë hapur një rrugë tjetër, që nuk e bllokojnë më.

Prononcimi i tij nuk kishte asnjë shpjegim për rrugët por duke folur me gjuhën e një diktatori si Enver Hoxha, ai tha se “është e sigurt që të gjithë ata që kane menduar se do ta nënshtrojnë qeverinë e Shqipërisë qofshin forca të brendshme apo të jashtëm do  mbeten me gishtin që do ta zgjedhin vetë në gojë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco