I ftuar në një intervistë për Syri Tv, gazetari Julian Hoxhaj theksoi se vendimi i qeverisë për financimin e koncertit të Kanye West, duhet cilësuar si një tjetër rast të përdorimit të parave publike për propagandë.
Hoxhaj deklaroi se, ndryshe nga pretendimet e qeverisë se koncerti ishte privat dhe pa kosto për buxhetin e shtetit, vetë kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qytetarët shqiptarë do të paguajnë 4 milionë euro.
Gazetari Hoxhaj theksoi se ndërhyrja e qeverisë lidhet me rrezikun e dështimit të koncertit për shkak të shitjes së ulët të biletave, ndërsa akuzoi qeverinë se përdor financat publike për të mbuluar mungesën e propagandës dhe për të sfumuar protestat e qytetarëve kundër qeverisë.
Pjesë nga fjala e tij:
Tani, ditët e fundit, besoj se të gjithë shqiptarët janë njohur me deklaratat kontradiktore që ka bërë kryeministri. I kanë bërë edhe ministrat e tij. Madje, disa çuditërisht kanë përdorur edhe kopshtin e famshëm të Edenit, që gjithashtu është një tjetër projekt me shumë pikëpyetje për sa i përket financimit, ku u thonë shqiptarëve se ne nuk kemi harxhuar asnjë lek nga buxheti i shtetit për koncertin e reperit amerikan.
Por po vetë kryeministri, ditën e djeshme, zbuloi se qytetarët shqiptarë do të paguajnë 4 milionë euro për këtë koncert. Pa na dhënë detaje, pa na dhënë shpjegime, por sigurisht që ajo që është nënkuptuar nga deklaratat e kryeministrit ka të bëjë me faktin se ky koncert po shkonte drejt dështimit.
Dhe cili është dështimi? Dështimi është që deri më sot, sipas, po themi, për t'iu referuar gjithmonë deklaratave të kreut të qeverisë, janë shitur rreth 25 mijë bileta nga 60 mijë, po themi, vende që ka stadiumi i cili po ndërtohet këtu në këtë qytet për këtë koncert.
Kjo do të thotë se një këngëtar i përmasave të tilla rrezikonte që ta anulonte koncertin dhe për kryeministrin Rama ky do të ishte një turp për Shqipërinë, do të ishte një dështim për Shqipërinë. Ndërkohë që Shqipëria, në fakt, është turpëruar me dhjetëra herë nga kjo qeveri, nga ky kryeministër, në çështje të, po themi, të diplomacisë kulturore, por jo vetëm.
Dhe për këtë arsye, qeveria ka ndërhyrë me një akt normativ, me një VKM të posaçme, në fondin e rezervës të buxhetit të shtetit, duke i marrë pikërisht qytetarëve shqiptarë 4 milionë euro, të cilat, në dijeninë time, do të përdoren për blerje biletash dhe më pas ato do t'u shpërndahen njerëzve për të mbushur koncertin e Kanye West.
Pra, e gjithë fabula qëndron kaq e thjeshtë: qeveria po përdor paratë e taksapaguesve për të blerë biletat e një koncerti që rrezikonte të dështonte, sipas vetë kryeministrit.
Unë... jo vetëm që nuk do të kishte kosto, sepse vetë qeveria thotë që ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë koncert, pra nga pikëpamja financiare. Dhe ky është një koncert tërësisht privat, sipas qeverisë.
Dhe në momentin që është një koncert tërësisht privat, nuk ka arsye, sepse e kanë bërë edhe këngëtarë të tjerë: kanë anuluar koncerte yje të skenës botërore, që nga Madonna, që nga këngëtarë me famë, të cilët nuk kanë parë të arsyeshme të vijojnë një koncert për një mijë e një arsye, duke nisur që nga shitja e biletave, por edhe të çështjeve të ndryshme të sigurisë apo probleme të tjera, dhe i kanë anuluar koncertet.
Dhe qeveria shqiptare nuk do të merrte asnjë kosto. Ata turistë apo qytetarë, shtetas të huaj, që do të vinin për të parë koncertin, mund të vinin dhe mund të mos vinin në Shqipëri, mund të anulonin dhe mund të mos anulonin biletat e tyre, sepse mund të vinin edhe për turizëm e për gjëra të tjera. Por nuk po i hyj këtij diskutimi.
E vetmja kosto që merr qeveria në këtë mes është mungesa e propagandës. Prandaj sforcoja e madhe, në fakt, nuk është sforco e madhe, sepse qeveria i ka demonstruar dhe unë do t'i them shembujt e tjerë, që sa herë ka nevojë për propagandë nuk pyet për financat publike.
Është pikërisht sepse i nevojitet propaganda. I nevojitet propaganda për atë që ju po e mendët, pra, për të sfumuar protestën 40-ditore të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë largimin e panegociueshëm të kryeministrit Edi Rama, sepse për shkak të keqqeverisjes së tij, për shkak të korrupsionit, për shkak të, më falni, abuzimit me financat publike, qytetarët shqiptarë sot janë ngritur në këmbë dhe kërkojnë që ai të ikë.
Dhe pse protestojnë shqiptarët? Protestojnë sepse nëpër spitalet publike nuk ka më ilaçe. Në spitalin onkologjik nuk ka medikamente, në spitalet e rretheve nuk ka pajisje mjekësore për të bërë skanera, për të bërë grafi apo për të marrë shërbime të tjera të nevojshme për qytetarët shqiptarë.
Sot qytetarët shqiptarë përballen me ekstreme të varfërisë. Vetëm gjatë muajit të fundit që ne flasim, pikërisht muajit qershor që flasim për stinën apo për nisjen e protestave, në Shqipëri është rritur përtej parashikimeve inflacioni, ka kaluar në 3.2%, ka tejkaluar edhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë dhe të gjitha parashikimet.
Dhe pse ka ndodhur kjo? Ka ndodhur për shkak të rritjes së kostos së lartë të çmimeve të qirave, të apartamenteve dhe për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve bazë të shportës.
Pra, është e njëjta qeveri që ka braktisur qytetarët e vet, i ka lënë në mëshirë të fatit në të gjitha drejtimet, që nga shërbimet shëndetësore, që nga shërbimet, po themi, e kujdesit për shtresat në nevojë. Dhe nga ana tjetër shpenzon këto para pikërisht.
Thënë nga një juriste, patjetër që këto janë përgjigje, domethënë, shumë të rëndësishme për një rrugë që duhet ndjekur nesër. Pra, që unë mendoj që në këtë rast duhet të jetë opozita që duhet ta ndjekë, duhet të kërkojë që në seancën e parë, domethënë, transparencë, interpelancë me ministrat përkatës dhe me vetë kryeministrin për këtë çështje.
Ajo që unë dua të them është që ky nuk është rasti i parë. Pra, janë bërë disa shembuj dhe, në këtë rast, duke vijuar atë që, atë që ju sapo cituat, unë dua të them që është momenti që të gjitha këto të mblidhen bashkë dhe të shkojnë si një padi në SPAK, sepse janë shkelur edhe Kushtetuta, edhe ligji.
Tani, vitin e kaluar e mbajnë mend të gjithë shqiptarët që kryeministri, dhe ajo futet edhe te korrupsioni zgjedhor, përdori 7 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për Giro d'Italia, që u mbajt ditën e zgjedhjeve, më 14 maj.
Giro d'Italia kaloi pikërisht edhe në fshatin Surrel, nëse ju kujtohet. Dhe janë përdorur 7 milionë euro. A mund të na thotë sot njeri se cili ka qenë rentabiliteti i atij investimi prej 7 milionë eurosh?
Në Vlorë nuk u votua. Pra, qytetarët u penguan të mos votonin në qytetin e Vlorës. Dhe dëmtime themi për vetë. Ky është një element.
Dhe futet edhe te krimi zgjedhor dhe te shkelja e ligjeve. Pista e Formula 1 është një nga rastet më flagrante, e cila supozohet se duhet të hapet në vitin e ardhshëm, në vitin 2027, dhe për të pritur garat në vitin 2030.
Ajo është një histori më vete korrupsioni, abuzimi dhe e cilësojmë si të doni.
Rasti më flagrant është rasti i Eden Park, apo Parkut Eden, kopshtit Eden të kryeministrit. Janë investuar 4.7 milionë euro për ndërtimin e atij kopshti privat.
Dhe ai është një nga projektet, ose një nga projektet arkitekturore të bëra nga një prej arkitektëve të preferuar të kryeministrit Rama, që sot është një nga njerëzit që po merr, apo studioja e tij, domethënë, ka marrë projekte në vijën bregdetare të vendit, ku po shkatërrohen zonat e mbrojtura.
Jemi marrë dhe do të merremi, patjetër.
Pra, këtu kemi të bëjmë me një seri vendimesh abuzive, të cilat nuk kanë pasur jo vetëm dritën e transparencës, por as dritën e asaj që do të duhej të ishte, po themi, justifikimi i menjëhershëm, sepse nuk kemi të bëjmë me një rast fatkeqësish natyrore.
Të zjarreve, ju kujtohet vitin e kaluar, sepse meqë dolën përsëri te zjarret dhe te përdorimi i fondit të emergjencës. A ju kujtohet që qeveria, në kulmin e zjarreve, pra një vit më parë, nuk e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme që do ta detyronte pikërisht shtetin shqiptar që të përdorte edhe fondin e emergjencës për të dëmshpërblyer banorët e zonës së Delvinës, zonës së Gramshit, zonës së Shëngjinit apo...
© SYRI.net