Në protestën e 39-të, i riu ka përcjellë një mesazh të fortë kundër qeverisë, duke akuzuar kryeministrin se po zgjedh spektaklin në vend të halleve të qytetarëve.
Ai deklaroi se festivali përbën një “kurth të mirëorganizuar” dhe kritikoi fondet e përdorura për të, ndërsa në spitale mungojnë edhe medikamentet bazë.
“Kur ne nuk kemi një paracetamol në spital, ne harxhojmë 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për një festival”, deklaroi ai.
I riu ironizoi organizimin e festivalit, duke u shprehur se qytetarët nuk duhet të shpërqendrohen nga problemet reale.
“Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë”, tha ai, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të vijojnë qëndrimin e tyre.
Dua t'ju bëj një thirrje, të keni pak kujdes me festivalin sepse është një kurth i mirëorganizuar.
Në kohën që ne nuk kemi një paracetamol në spital, ne harxhojmë 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për një festival.
I bëjmë thirrje zotit kryeministër, na furnizo me ilaçe, sepse ne nuk na kërcehet, ne na protestohet!
T'ia lëmë tash ta shijojnë atë festival patronazhistëve dhe sufllaqexhinjve e t'i bëjmë një foto sepse është rasti më i mirë me i njoh se kush janë.
Ne do të mblidhemi siç jemi mbledhur për 39 ditë këtu, për arsyen se ne nuk do të biem viktimë e shprehjes "kur fshati digjet, vajza e mirë krihet". Ne zoti kryeministër, kur Shqipëria digjet, ne luftojmë!
Prandaj zoti kryeministër, ftoji sufllaqexhinjtë edhe i paç pikën e hairit, se ne koncertin e kemi këtu. Sot jeni koka e Shqipërisë, mos u dorëzoni! Kemi dhënë produkt, mos u dorëzoni deri në rënien e festivalit! Rroftë kombi!
© SYRI.net