Nis marshimi i protestuesve në Tiranë, qytetarët vijojnë thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nis marshimi i protestuesve në Tiranë, qytetarët vijojnë thirrjet për dorëheqjen e Ramës

21:24, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protesta e 39-të qytetare ka vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, ku pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë.

Me pankarta në duar dhe slogane politike, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësinë për situatën në vend dhe mënyrën e qeverisjes.

Gjatë marshimit janë shfaqur pankarta me mesazhe që lidhen me problematikat e vendit, ndërkohë, të rinjtë kanë dominuar protestën me thirrjet: “Rama, jep dorëheqjen!”

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco