Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, qytetarët: Ju erdhi fundi

22:05, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e 39-të kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë mbrëmje me marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit, pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë.

Me pankarta në duar dhe thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për korrupsion dhe keqmenaxhim të vendit.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si:“Edi Rama, SPAK-you”, “Rama në burg” dhe “Ju erdhi fundi”, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar itinerarin në rrugët e Tiranës.

Në protestë janë shfaqur edhe pankarta me mesazhe politike, ku lexohej: “39 ditë populli flet, pushteti hesht”, dhe “Vetëm burgu e kthjellon”.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke theksuar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa kryesore e lëvizjes.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco