Në protestën e 39-të qytetari bëri thirrje për mobilizim dhe bashkim kundër këtij sistemi që ka dëmtuar vendin.
Ai deklaroi se rruga e ndryshimit nuk është dhuna, por organizimi qytetar, protesta dhe vota.
Qytetari theksoi se shqiptarët duhet të bashkohen për t’i kërkuar llogari qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, dhe se ndryshimi kërkon angazhim të përbashkët.
“Le të bëhemi të gjithë bashkë, të organizohemi”, ishte mesazhi i tij për qytetarët.
Fjala e tij:
Nuk dua të ndalem te të gjitha poshtërsitë dhe krimet që ka bërë kjo zotëri. Por është fatkeqësi e madhe për ne. Është fatkeqësi e madhe për ne, është fatkeqësi kombëtare. Këtë do t'ju lutem, që ta njihni mirë, shikojeni atë imazh. Është një njeri që, me nuditetin e tij dhe me thyerjen e rregullave, sillet dhe na përfaqëson si një palaço në rrugë dhe kudo në botë.Dua t'ju bëj një pyetje: A i mjafton, a i mjafton një jetë burg këtij personi këtu për të na i shlyer atë që na kanë bërë ne?
Sigurisht që jo. Por Zoti, Zoti i ka dhënë vetëm një jetë këtij dhe ata kanë vendosur që atë jetë ta lënë në përdorim të SPAK dhe të gjyqtarëve shqiptarë.
Pse e mora fjalën sot për të folur? Këtu kam parë shumë shokë edhe miq të mi që kanë ardhur gati përditë dhe, në bisedë me ta, duke bërë muhabet, më kanë pyetur: Si dhe kur do ta ndryshojmë ne këtë sistem?Tani, normalisht, po ju them: Sa më shpejt, sepse jemi duke u bërë shumë.
Normalisht, dy janë rrugët që mund ta ndryshojnë sistemin: Me dhunë ose me organizim dhe me protestë.
Ne jemi kundër dhunës, sepse ne nuk do të ndërtojmë një Shqipëri të dhunës. Ne do të ndërtojmë një Shqipëri demokratike. Prandaj, rruga e vetme është ajo me procese demokratike.Sot, ka shumë nevojë që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë. Të bëhen bashkë në sheshe, të bëhen bashkë në protestë, të bëhen bashkë me vota, të bëhen bashkë kudo ku ka organizim ndaj këtij sistemi. Është shumë e nevojshme kjo.
Kanë gjetur thirrjen në shesh këtu. Ka njerëz me të cilët është e nevojshme të organizohemi. Ka njerëz që kanë pasur deri dje ideologjinë, e kanë parë dhe kanë thënë që ideologjia tani e mbrapa do të kalojë në plan të dytë, sepse më e rëndësishmja nga të gjitha është bashkimi dhe organizimi.
Le të bëhemi të gjithë bashkë, të dashur vëllezër e motra. Të organizohemi të gjithë bashkë që këta, këta të japin llogari para drejtësisë dhe para ligjit.
Prandaj, sot, sot kam një thirrje për të gjithë ju, për miqtë dhe shokët e mi, familjarët dhe për të gjithë vëllezërit dhe motrat.
Tre fjalë kam për ju: Bashkim, organizim dhe të tretën e harrova.
© SYRI.net