Në ditën e 40-të të protestave të njëpasnjëshme kundër Edi Rama në Tiranë, protestuesit kanë zgjedhur një mënyrë simbolike për të përcjellë mesazhin e tyre.
Gjatë tubimit, ata kanë shpërndarë hallvë për efektivët e policisë dhe qytetarët e pranishëm në protestë, duke e lidhur këtë veprim me shënimin simbolik të ‘40-tave’ e Ramës.
Sipas protestuesve, kjo ishte një formë ironike për të shprehur pakënaqësinë e tyre dhe për të theksuar vazhdimësinë e aksionit opozitar kundër qeverisë.
Protesta vijon në Tiranë, ndërsa pjesëmarrësit kanë kërkuar ndryshime politike dhe kanë deklaruar se do të vazhdojnë tubimet edhe në ditët në vijim.
© SYRI.net