Vasili: Hetoni llogaritë false të patronazhistëve, jo qytetarët që denoncojnë skandalet

Vasili: Hetoni llogaritë false të patronazhistëve, jo qytetarët që denoncojnë skandalet

21:28, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar ashpër qeverinë Rama dhe Policinë e Shtetit.

Vasili akuzon institucionet se po përdoren për të mbrojtur interesat e qeverisë, ndërsa kërkon hetim ndaj llogarive false të patronazhistëve.

Në reagimin e tij, Vasili ka ngritur akuza edhe për situatën në turizëm, duke kritikuar betonizimin e bregdetit, mungesën e infrastrukturës dhe rritjen e çmimeve.

Ai shprehet se politikat e qeverisë po dëmtojnë interesat e qytetarëve dhe zhvillimin real të turizmit në vend.

Postimi i plotë:

Boll e bëtë leckë për hallet e Ramës Policinë e Shtetit, hetoni 800 mijë llogari false të patronazhistëve!

Po 800 mijë llogari false të patronazhistëve të Ramës, që vjellin, shantazhojnë dhe kërcënojnë gjithë ditën, pse nuk i heton ky Drejtor i Policisë apo s’ia mban fare, fare se i do Rama dhe qeveria?

800 mijë maskarenj, një ushtri mafioze që Policia e sheh dhe s’hap gojën, megjithëse gjithë Europa flet për këtë maskarallëk shtetëror.

Turp, lanë nam! Për të qetësuar psikopatitë e Edi Ramës hapni hetime, idiotë, dhe e bëtë Policinë leckë për të fshirë pisllëqet e qeverisë.

Ju prishët terezinë kanakarëve dhe klientëve të Ramës që kanë rrëmbyer gjithë bregdetin dhe e kanë masakruar.

Ju kemi thënë një mijë herë: nuk bëhet turizëm vetëm me një rrugë, me trafik të tmerrshëm, me plehra nga të gjitha anët, me vetëm një aeroport, pa asnjë tren, pa asnjë anije, pa asnjë kontroll për ushqimet dhe shërbimin dhe me çmime të çmendura.

Çfarë do të bëjnë njerëzit? Do të thonë “u kënaqëm” kur t’u vijë në majë të hundës?

Kur harxhon paratë me koncertin e Kanye Ëest dhe lë infrastrukturën turistike për faqe të zezë, të mbushur me beton, pa vende parkimi për makinat që i detyron njerëzit të torturohen, kur hanë dynjanë për të gjetur një çadër bosh, kur 70% të plazheve ua jep privatëve, çfarë do të bëjnë njerëzit, do të thonë “bravo”?

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco