Marshimi i qytetarëve në Tiranë ka vijuar edhe pas grumbullimit përpara Kryeministrisë, në kuadër të ditës së 40-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë përshkuar disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke mbajtur pankarta, flamuj dhe simbolet që tashmë janë bërë pjesë e kësaj lëvizjeje qytetare. Gjatë marshimit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshim politik, transparencë dhe llogaridhënie.
Sipas organizatorëve, protesta do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të qytetarëve, ndërsa kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Marshimi i kësaj të enjteje është pjesë e serisë së protestave që po zhvillohen prej 40 ditësh radhazi në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kërkojnë ndryshim politik.
© SYRI.net