Hetimet për review-t online, Abilekaj: Rama po tenton të mbyllë gojën e qytetarëve, po kriminalizohet kritika

21:17, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Debati për hetimin e mijëra llogarive online dhe procedimin e qytetarëve për vlerësimet negative në internet ndaj bizneseve ka sjellë reagime të forta. Analisti Enton Abilekaj hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë situatë si një përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe kontrolluar kritikën ndaj qeverisë.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Abilekaj deklaroi se vlerësimet online dhe opinionet e qytetarëve nuk mund të trajtohen si krim kibernetik, ndërsa shtoi se çështje të tilla duhet të zgjidhen nga platformat përkatëse si Facebook, Google apo TripAdvisor dhe jo nga qeveria.

Sipas tij, institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë vetëm në rastet e mashtrimeve, kërcënimeve apo vjedhjeve online, ndërsa akuzoi mazhorancën se po përdor këtë çështje për të ndërhyrë në një hapësirë private të qytetarëve.

Pjesë nga deklarata:

Kjo është çmenduri që, të them të drejtën, nuk do t’i kishte shkuar mendja askujt dhe tregon fare mirë se ku ka nisur Rama sot.

Pra, të shpallësh luftë algoritmit është si ato barcaletat që tregoheshin dikur në polici: “Kush e ka krijuar algoritmin? Të nxirret algoritmi.” Nëse nuk del njeri që ta gjejë algoritmin dhe kështu me radhë. Kjo është ajo që ka bërë Rama sot.

Po, ato njësoj, njësoj. Domethënë, të arrish në këtë nivel, ku e drejta për të bërë një review, e drejta për të përdorur internetin sipas dëshirës, të quhet krim kibernetik dhe të procedohesh penalisht... 10 mijë llogari, thotë drejtori i policisë.

Domethënë, është sikur të fusësh popullin në burg se po proteston kundër teje. Sepse kjo... e gjithë kjo çështje e vlerësimit të review-ve të bizneseve që janë afër Ramës...

Sulm ndaj bizneseve... Këto mund të konsiderohen, bizneset mund të ankohen atje ku duhet të ankohen dhe të thonë që këto janë sulme të qëllimshme. Këto zgjidhen me kompanitë që dalin garant për këtë gjë, apo jo?

Në qoftë se mua më sulmojnë llogarinë në Facebook, unë nuk i them asaj Hitajt: “Më mbro pak, se po më sulmojnë në Facebook”, apo jo? E të nxjerrë ajo ushtrinë dhe të...

Në qoftë se të mbrojnë ata. Nëse ata hapin një profil që personalizon njëri-tjetrin, Anton Abilekaj për shembull, është e detyruar...

Këtu po flasim për mashtrim. Mua më denoncojnë, për shembull, për mashtrim. Facebook-u më kontakton dhe unë i them që jo, nuk është mashtrim, sepse kam këto fakte. Është Facebook-u pala që del garant ose jo për gjërat. Ose është Google, ose TripAdvisor-i. Ata janë pala e tretë.

Nuk ka palë qeveria këtu që duhet të garantojë për ty ndaj atyre që protestojnë. Qeveria ka rol kur ty të mashtrojnë. Kur të vjen një llogari, një link që të vjedhin llogarinë, kur del dikush e thotë “unë kam kriptomonedha” dhe nuk ka, e të tjera. Atëherë hyn qeveria. Kur kërcënohesh dhe të tjera raste të ngjashme.

Këto janë krimet kibernetike për të cilat qeveria duhet të ndërhyjë.

Por, në qoftë se unë bëj një review negative për hotelin ku fjeta, ose për atë hotelin ku nuk shkoj dot sepse çmimi është i lartë, kjo është një çështje që unë e zgjidh me atë që e ka dhënë shërbimin, me Booking, me Airbnb e të tjerë.

Kështu që qeveria këtu është e fundit që mund të ndërhynte, ose nuk duhet të ndërhynte fare. Pra, kjo është ndërhyrje në një çështje krejt private.

S’i bllokojnë llogaritë bankare... Mirë është t’ju shkojë mendja se bankat nuk i kanë asgjë këta. Bankat, me këtë interesin që kanë në Shqipëri, jo t’i sulmosh, por t’i masakrosh.

Kjo është vlerësim. Ata kanë të drejtë të vlerësojnë edhe bankën për shërbimin që u jep.

S’po e ndërpres, po ta bëjmë debat. Kur nuk ka debate ndihem... nuk jam i mirë fare.

Për bizneset po flasim. Tani të përmende bankat. E di që ke hetime dhe ke dosje në SPAK që kanë ardhur nga partnerët? Që bankat në Tiranë, këto të nivelit të dytë... se ky niveli i parë është i kontrolluar nga Olsi. Po këto të nivelit të dytë, e di që me trafikantët marrin lekët cash dhe ua kthejnë me kredi?

Të shkosh ti deri në 10 mijë euro do të djersitesh për të nxjerrë se nga i ke marrë. Ndërkohë vjen trafikanti dhe i jep atij drejtuesit të bankës cash 3 milionë euro dhe i thotë: “Më jep kredi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco