Kreshnik Tërnova, anëtari i Komisionit të Prokurimeve Publike është vënë nën hetim nga prokuroria e Posaçme SPAK, për akuzën e “Dëshmisë së reme” dhe “Shkeljes së pabarazisë dhe ankandeve publike”.
Emri i Tërnovës, është shënuar në rregjistrin e personave nën hetim, pasi gjatë hetimeve të kryera është mësuar se ai i ka dhënë një tender mikut të tij.
Pak kohë më parë Tërnova u ftua në SPAK, për tu marë në pyetje si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Gjatë marjes në pyetje, Tërnova, ka mohuar njohjen me mikun e tij që i dha tenderin në KPP-ë, duke pohuar se nuk e njihte fare këtë individ.
Ndërsa të kundërtën ka treguar biznesmeni, i cili gjatë marjes në pyetje në SPAK, ka pranuar se ka njohje dhe miqësi të ngushtë me Kreshnik Tërnovën, nga i cili kishte fituar dhe tenderin në KPP.
Njohja dhe miqësia mes tyre është provuar dhe nga kçyrja e telefonit të biznesmenit. Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Posaçme ka vendosur të marë nën hetim, Kreshnik Tërnovën, për akuzën e “Dëshmisë së reme” dhe “Shkeljes së pabarazisë në tendere dhe ankande publike”./ Elton Qyno - Syri.net

© SYRI.net