Këlliçi: Ramës i ka mbetur vetëm të mbyllë internetin, po shkon drejt represionit total

Këlliçi: Ramës i ka mbetur vetëm të mbyllë internetin, po shkon drejt represionit total

10:43, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të fundit për monitorimin e komenteve në internet nga Policia e Shtetit.

Këlliçi akuzon qeverinë Rama se po ndërmerr masa represive ndaj zërave kritikë dhe qytetarëve që shprehin pakënaqësi.

Sipas deputetit demokrat, kontrolli mbi hapësirën online është kthyer në synimin e radhës të mazhorancës, pasi sipas tij interneti mbetet një nga hapësirat që nuk është nën kontrollin e pushtetit.

Postimi i plotë:

Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!

Edi Rama po merr çdo masë që një sundues mundet në një vend europian, në proces integrimi.

Ai ka shtuar survejimin, mbikqyrjen, represionin, dhunën ndaj protestuesve e zërave kritikë, tani zyrtarisht u pohua dje se Policia e Shtetit do të merret me ata që bëjnë komente të papëlqyeshme në internet.

Kjo është hapësira që nuk e kontrollon dot me blerje e me kamzhik.

Deklarimi i Drejtorit të Policisë është shqetësues.

I keqpërdorur nga Edi Rama ai tenton të frikësojë sidomos të rinjtë që kanë prishur rëndë rehatinë e bosit të madh.

Edi Ramës i ka ngelur tanimë një masë in-extremis pa marrë ende. Të bllokojë internetin e ta lërë Shqipërinë të izoluar.

Për karrigen e tij e për frikën që ka nga drejtësia kur të mos ketë më pushtet, është gati të bëjë çdo gjë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco